Deklarata e Karlo Ançelotit se Sami Kedira ka kërkuar largimin nga Reali i Madridit ka ngritur në këmbë drejtuesit e Mançester Junajtidit. Në “Olld Treford” aktualisht po shikohet mundësia e një goditje të dyfishtë, duke shkëputur nga Los Blancos dy super lojtarë njëkohësisht, siç janë Angel Di Maria dhe Sami Kedira. Për argjentinasin në fakt flitet prej kohësh se kërkohet nga Van Gal, ndërsa interesimi për mesfushorin gjerman është një lajm më vete.
Pas disfatës në ndeshjen e parë të Premier, tekniku holandez kërkon me çdo kusht përforcime, ndërkohë që klubi ndodhet nën presion të jashtëzakonshëm nga tifozeria për merkaton e dobët. Nëse për Di Marian, spanjollët po bëjnë çmos për ta mbajtur në Bernabeu, për Kedirën nuk ka rezistencë dhe për më tepër që gjermanit i skadon kontrata vitin e ardhshëm. Gjithsesi Djajtë e Kuq nuk janë të vetëm në garë, pasi në gjurmët e 27-vjeçarit janë edhe Arsenali, Çelsi e së fundi edhe Bajerni i Mynihut. Për të mos rrezikuar humbjen me kosto zero, çmimi që Reali ka vendosur për një lojtar të kalibrit të Khediras është vërtet me leverdi. Nëse Van Gal do t’i shkojë deri në fund misionit për ta marrë në “Olld Treford”, 8 milionë stërlina është shuma që duhet të shkojë në llogaritë e madrilenëve.
E moren dhe ka per tu be pune.