Vetëm firma e ndaj Balotelin nga Liverpuli

21 Gusht 2014, 19:50Sport TEMA

Mario Baloteli është praktikisht një futbollist i Liverpulit. Milani dhe klubi anglez kanë arritur akordin për kalimin e sulmuesit “Anfilld Rod” për rreth 20 milionë euro. Mungon ende zyrtarizmi, megjithatë mediat italiane e bëjnë fakt të kryer rikthimin e 24-vjeçarit  në ishull, kësaj here me destinacion Liverpulin.

Të “Të Kuqtë” sulmuesi italian do të zëvendësojë Luis Suarezin, që këtë verë u shit te Barcelona. Të enjten në mëngjes, televizioni zyrtar i Milanit, “Milan Channel”, zbuloi se dy klubet ishin në fazë të përparuar të bisedimeve dhe pak orë më vonë u arrit marrëveshja. Gjithashtu SuperMario u tha shokëve se e enjtja ishte dita e fundit si lojtari i Milanit. Tani mbetet për t’u arritur vetëm marrëveshja mes Balotelit dhe Liverpulit, por agjenti i ish-lojtarit të Interit dhe Mançester Sitit, Mino Raiola, pritet të gjejë gjuhën e përbashkët me klubin anglez. Baloteli dhe përfaqësuesi i tij kërkojnë një kontratë 5-vjeçare me pagë prej 6 milionë eurosh në sezon.

4 komente në “Vetëm firma e ndaj Balotelin nga Liverpuli”

  1. andi says:

    Lojtar legen..pa personalitet..6mln € ne sezon??..me sa duket paguhet dhe per bq…ytttttt..nuk e urrej nga ngjyra por nga veset..milani duhet te filloje rilindjen

  2. Egyn says:

    U qerua dhe nje bajge nga Milani. Vetem fanelen e Milanit nuk duhet ta vishte kurre ky spurdhjak i llastuar dhe i pavlere. Me ne fund e beri nje supergoditje kete merkato Milani. E zhduku kete legen nga Milanelo .

  3. tani says:

    Ndiej keqardhje per Liverpulin…se do ta bej pis edhe ate skuader sic beri italin dhe milan.

  4. Tani says:

    Une ndjej keqardhje per ju legena dhe bajga dhe jo per Liverpulin, qe sipas jush nuk merrkan vesh nga futbolli?
    Zgjohuni or derra dhe mos besoni cdo gje qe ju thojne mediat, se ato bejne punen e tyre per te bere sencacione dhe per te shitur gazeta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje