Xhonatan De Guzman ishte afrimi i tretë i Napolit për këtë verë. Një fushatë blerjesh e bazuar në projektin presidencial që synon titullin kampion, por që gjithsesi lë vend për dyshime. Nëse projekti është fitues përse po vonon rinovimi me trajnerin Rafael Benintez? Ky sezon mund të jetë i fundit për spanjollin në krye të Napolit, pasi 54-vjeçari nuk është i kënaqur me prurjet e reja. Presidenti De Laurenttis po këmbëngul për rinovimin e kontratës së Beniteitz, që kërkon më shumë investime në skuadër.
Dështimi i afrimit të Maskeranos në “San Paolo” e ka mërzitur shumë trajnerin, që ka vendosur të shmangë çdo koment mbi të ardhmen e tij. Orët e fundit Napoli po provon të nisë tratativat për blerjen e Tarabt nga QPR. Për ish-milanistin, klubi anglez ka kërkuar 5 milionë euro, por Napoli synon të përfshijë në bisedime kartonin e Edu Vargas, që vlerësohet rreth 10 milionë euro. Ndërkohë mbetet e hapur pista e Andre Ajeu të Marsejës. Për sa i përket maqedonasit Goran Pandev po punohet për t’i gjetur një destinacion të ri, ndërsa Blerim Xhemailit do t’i ofrohet rinovimi i kontratës.