Deshamp: Riberi mund të rikthehet në kombëtare

22 Gusht 2014, 20:00Sport TEMA

Trajneri i Francës, Didie Dechamp, beson se Frank Riberi mund ta kthejë mbrapsht vendimin e tij dhe mund të rikthehet të luajë sërish për kombëtaren e gjelave. Para pak ditësh 31-vjeçari komunikoi vendimin e tij se nuk do të luajë më për Francën, por pavarësisht kësaj, ish-trajneri i Marsejës është optimist se do ta ketë lojtarin në dispozicion për Euro 2016. “Kjo është zgjedhja e tij. Ai komunikoi se nuk do të luajë më për Francën dhe ky vendim sado i trishtueshëm duhet respektuar. Gjithsesi kushedi se si do të ndihet Riberi pas dy vjetësh. Një pjesë e madhe e futbollistëve  pavarësisht vendimit për të lënë kombëtaren janë rikthyer të luajnë përsëri me ekipin përfaqësues. Diçka të tillë e kanë bërë edhe emra të mëdhenj si për shembull Zinedin Zidan. Ai u tërhoq pas Euro 2004 dhe në vitin 2005 u kthye të luajë sërish te Franca. E rëndësishme për mua do të jetë ana e tij psikologjike pas disa kohësh jashtë kombëtares. Mendoj se do të ishte diçka shumë e bukur për Riberi por edhe për grupin e futbollistëve një rikthim i tij në ekip”.

Frank Riberi deri në këto momente ka zhvilluar në total 82 ndeshje me Francën që nga debutimi i tij në vitin 2006. Për shkak të një dëmtimi 31-vjeçari humbi Botërorin Brazil 2014.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje