Simeone skualifikohet 8 ndeshje

25 Gusht 2014, 19:44Sport TEMA

Dy ndeshje për kartonin e kuq, katër për goditjen ndaj gjyqtarit të katërt, një për duartrokitjet ironike dhe një për uljen në pjesën e tribunës pas stolit. Totali: 8 ndeshje skualifikim. Ky është ndëshkimi për Diego Simeonen, i dënuar për ato që ndodhën në finalen e kthimit të Superkupës së Spanjës.

4 JAVË NË LA LIGA – Një skualifikim shembullor, që do të diskutohet gjatë. Pasi 4 ndeshjet dënim për goditjen e arbitrit do të shlyhen në të gjithë kompeticionet, pra do t’i vuajë në kampionat. Nëse marrim në konsideratë që dje ndaj Rajos “El Çolo” nuk ishte në stol për shkak të një dënimi në sezonin e kaluar, Simeone në kampionat do të ulet në stol më 28 tetor, në javën e gjashtë. Tekniku argjentinas humbet edhe derbin e La Ligës me Realin, por është i skualifikuar edhe për ndeshjen e parë të Championsit, pas kartonit të kuq të marrë në finalen e Lisbonës, gjithmonë ndaj Realit. 4 ndeshje Simeone do t’i shlyejë në Superkupën e Spanjës.

PRECEDENTËT – Verdikti i djeshëm ka ndezur një debat të ashpër në Spanjë, ku kujtohen dënime shumë më të buta. Mbi të gjithë dy javët (për t’u shlyer në Superkupën e Spanjës), që iu dhanë Murinjos për gishtin në sy ndaj të ndjerit Vilanova në “El Clasicon” e 2011 (në për Titon për shpullën që i dha portugezit si kundërpërgjigje). Më pas 10 javët për madrilenin Pepe, kur u tërbua dhe filloi të shkelmonte me dhunë shpinën e Kaskueros, lojtar i Getafes, teksa ishte në tokë. Për të qendruar te ndeshja e së premtes së kaluar mes Atletikos dhe Realit, është i çuditshëm fakti që mbeti i pandëshkuar agresioni i Ronaldos ndaj Godinit. Gjatë një goditjeje këndi, portugezi e qëlloi 3 herë me grusht uruguajanin. Arbitri e pa (jo të gjithë skenën) dhe ndëshkoi me karton të verdhë Ronaldon, duke i hequr Atletikos të drejtën e animimit duke u bazuar te prova televizive. Tani bardhekuqtë kanë gati apelimin. “Kur njëri gabon është e drejtë që të paguajë”, tha të hënën Simeone. Vetëm e pagoi shtrenjtë. Tani pret që të paguajë edhe Kristiano.

6 komente në “Simeone skualifikohet 8 ndeshje”

  1. Fori says:

    Kristi per ate qe beri duhet te denohet minimumi 4 ndeshje,lojtar i madh por njeri i vogel,nuk ka lidhje fare me Mesin.

  2. Dispanceria says:

    Kristianos i hengershin mutin, se eshte me i miri nga te gjithe.

  3. Mazllëmi says:

    Kristiano, është pordhac…! Siç duket do të ketë ndonjë “damar” shqiptari…(?!)

  4. Al.paci says:

    Kristjano eshte i pa arritshem. Kete mendim kishja dhe un me perpara se eshte pordhac . po e verteta eshte ndryshe eshte person. Tani mos prisni te rrij si mut si puna e mesit nje djal si rronaldo. Nuk i mungon azgje dhe do te jet njeshi. Nje futbollist qe ka fituar me shum pun cdo gje. Dhe tani kur te ter lojtareeve u mbarol orari i stervitjes ai vazhdon per ore te tera stervitjen.

  5. Al.paci says:

    Kurse sa per damar qe thot shoku me lart po te shkosh ne portugali do te ngjajn vetja si ne shqiperi. Pervecseflasin gjuh tjeter po jan njerez fiks si shqiptaret. pervec lizbones qe ndryshon pjesa tjeter te kujton shqiperin

  6. sky says:

    Mjafton te shikoje goditjen e djeshme te kuptosh cfar lojtari eshte CR7. Dhe nuk arrini te kuptoni nje gje qe ai djal nuk ka talent, por me punen qe ka bere ka arrit te behej i talentuar. Lionelit i ka fal Zoti talentin, Kristjanos i ka fal Zoti durimin per te punuar, qe eshte nje shembull per te gjithe te rinjt qe po te stervitesh ne mos njeshi i botes te jep shpresa per te qen nje lojtar ne nivel te lart.
    Une psh e ndjek shume kombetaren tone. Problemi eshte qe ne i humbim shumicen e ndeshjeve vetem se nuk kemi fuqi fizike. Golat qe ham gjithnje nga minutat 70 e mbrapa tregojn qart qe nuk ke pergatitje fizike. Kampionati italian prandaj eshte ne kriz se jane pordha e madhe dhe nuk sterviten si duhet. Shiko bundesliga 2, se spo dua te kaloj tek anglezet, ke qef te shikosh ndeshje aksion gjate gjithe kohes…

    Dhe per aspektin e personit, ronaldo ishte ai qe se dha bluzen izraeliteve duke i thene qe ju jeni ata qe vrisni femij…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje