Milan, Inzagi fshin Balotelin: Fituam entuziazëm dhe forcë grupi

24 Gusht 2014, 17:15Sport TEMA

Pipo Inzagi fshin Mario Balotelin. Pas fitores dhe lojës bindëse të Milanit në trofeun TIM (1-0 ndaj Juves me gol të Hondës, 2-0 ndaj Sasuolos me gola të Menezit e El Sharauit), tekniku i kuqezinjve u shpreh: “Kur një lojtar largohet do të thotë që të gjithë përbërësit kanë qenë pjesë e këtij vendimi. Humbasim një lojtar të madh, por fitojmë shumë në aspektin e dëshirës dhe të grupit”.

Të hënën Baloteli do të firmosë me Liverpulin.

“I uroj fat Balos”, nënvizoi Pipo, që më pas foli për objektivat e merkatos të Milanit: “Drejtuesit e dinë se çfarë dua nga merkato. Unë po stërvis lojtarët që kam, të cilët janë në lartësinë e duhur. Nëse vjen ndonjë tjetër mirë, nëse jo, mirë jemi edhe kështu. Menez nëntë i fshehtë? Mund t’i luajë të gjithë rolet e sulmit dhe mund të na lejojë të ndryshojmë modul. Është një lojtar që do të na shërbejë shumë”.

2 komente në “Milan, Inzagi fshin Balotelin: Fituam entuziazëm dhe forcë grupi”

  1. Tani says:

    Trofeu TIM, bravo Inzaghi, tashti kujdes mos dalesh nga kategoria.

    1. Sheva says:

      E mori TIM-in Inzaghi….. Urime!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje