Mesfushori shqiptar, Herolind Shala, ka refuzuar ftesën e trajnerit të Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki, për ndeshjen miqësore ndaj Omanit.
Lojtari Od Ballklub në Norvegji konfirmon lajmin për uebsajtin “asport.info”.
Mesfushori pret një ftesë zyrtare nga trajneri i Kombëtares Shqiptare, Xhani de Biazi.
“Po, është e vërtetë, kam folur dy herë në telefon me trajnerin Bunjaki. Unë e falënderoj për interesimin. Ai më ka ftuar të jem i pranishëm në ndeshjen miqësore kundër Omanit më 7 shtator në Prishtinë, por e kam refuzuar. Nuk kam dashur që ta mbaj me shpresa kot dhe i kam thënë se për momentin kam si prioritet një ftesë nga Shqipëria dhe ndoshta më pas do të mendoj për Kosovën”, deklaroi Shala.
Së fundmi, mesfushori kosovar ka zgjuar edhe interesimin e përfaqësueses së Norvegjisë.
Nëse Shqipëria nuk e fton në Kombëtare, atëherë ka gjasa t’u bashkohet skandinavëve. Shala ka luajtur 7 ndeshje me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë.
Hajde me ne fund njèri qe mendon kombetarisht…!