“Elbasan Arena”, gati më 4 tetor?

25 Gusht 2014, 20:37Sport TEMA

Elbasani pritet të luajë në shtëpi më përpara nga sa ishte menduar.

Stadiumi i ri, i programuar për të qenë gati më 11 tetor për sfidën e Shqipërisë ndaj Danimarkës, mund të hapë zyrtarisht dyert një javë përpara.

Kjo mund të ndodhë nëse ritmi i punimeve do të jetë si tani, dhe me shumë mundësi do të jetë Elbasani që do të përurojë stadiumin me sfidën ndaj Apolonisë, e programuar për fundjavën e 4 tetorit.

Burime pranë FSHF-së bëjnë të ditur se po bëhet maksimumi që të arrihet diçka e tillë, për vetë faktin se përpara ndeshjes me Danimarkën duhet një provë gjenerale për “Elbasan Arena”, shtëpinë e re të kuqezinjve.

Për momentin kjo mbetet një dëshirë, por që mund të marrë konfirmimin pas datës 20 shtator, kur të shihet se në ç’pikë kanë arritur punimet në stadiumin e ri.

Të njëjta burime nga institucioni më i lartë i futbollit në vend, theksojnë se dëshira për të bërë gati stadiumin e ri për fundjavën e 4 tetorit është e madhe, në mënyrë që sfida Elbasani- Apolonia të shërbejë si një provë për impiantin e ri për të evituar çdo të papritur për sfidën e madhe të 11 tetorit ndaj Danimarkës.

Sipas kalendarit, skuadra e Elbasanit duhet të luajë larg shtëpisë dy ndeshje të kampionatit të programuara për në “Elbasan Arena”, atë ndaj Teutës dhe Flamurtarit, si dhe sfidën e Kupës së Shqipërisë ndaj Shkumbinit.

Nëse diçka e tillë do të realizohet, atëherë Elbasani do të ketë mbështetjen e tifozëve në stadiumin e ri në një përballje ndaj një rivali direkt si Apolonia.

10 komente në ““Elbasan Arena”, gati më 4 tetor?”

  1. Murlani says:

    Mbas 23 vjetesh u desht te vinte Edi Rama te behej nje stadium , por mendoj se duhej se pari te perfundonte stadiumi i shkodres .

    1. Gurakuqi says:

      Ata kane marre persiper rinovimin me te lehte. Stadiumi i Shkodres ka nevoje per shume pune. Une do te doja te rinovohej stadiumi i Durresit, por nje specialist tha se stadiumi i Durresit permbytej shume shpesh, keshtu qe zgjedhja me e mire ishte stadiumi i Elbasanit, pasi eshte edhe afer aeroportit.
      E vetmja kritike qe kam eshte ne lidhje me emrin e stadiumit. Pse Elbasan Arena? Pse jo Arena Elbasani, qe eshte sakte nga ana gramatikore. Apo ata qe zgjodhen emrin s’kane bere gjuhe shqipe ne shkolle?

  2. Tepelena says:

    Mos kopjoni se do te ngeleni ne klase!!!!!!
    Tregoni pak imagjinaten tuaj per te gjetur nje emer me modest dhe mos e merrni thjesht te gatshem nga jashte vendit! Pervecse eshte e turpshme tregon edhe nje varferi intelktuale te drejtuesve te sportit.
    me respekte,Tepelena!

  3. gertz says:

    e labinoti ke pare ti..

  4. një i revoltuar nga Kosova says:

    Sigurisht,ai paraardhesi i Rames kishte prioritete tjera dhe me te rensesishme se ky stadium…!
    Se pari duhej ndihmuar Fazlliçi qe te akomodohej sa me mire ne bregdet. Prioritet ishte qe djali dhe vajza te beheshin sa me te pasur edhe pse duhej te shkonte ne ajèr nje fshat i tere…! Aihuuuu sa prioritete ka pas paraardhesi i Rames….! Skishte kohe per keto vogelsira :jo stadium ,jo prishje e ndertimeve pa leje,jo Lazarat e Dukagjin…,pihaaaaa!

  5. XHEMAL KATNARI says:

    O Cari nuk po e ben Edvin Rama po Federata me fondet e veta dhe te UEFA-s
    Edi sa ka diktu kush firme do kryeje punimet qe te marre 20 %.

  6. eda says:

    Te gjitha do te behen . Kini durim o njerez se boll u genjyem nga nje mashtrues ordiner. Kete radhe e kane radhen te gjitha. Ky eshte kryeministri i shqiptareve.

  7. Paci says:

    Jam shum dakort te behet stadiumi i shkodres qe e kane lene pergjysem me papergjesine e tyre njerez qe nuk e dine se shkodra eshte Meka e futbollit shqiptar , prandaj kam besim se qevera Rama shum shpejt dota perfundojne stadiumin e shkodres qe dote dilte nder stadiumet me te mira ne Bsallkan dhe dote harxhoheshin para ma pak se ne stadiumin e Elbasanit qe po behet pune shum e mire , Suksese kryeministrit me te mire qe ka pase shqipria z,Edi Rama .

  8. Paci says:

    Jam shum dakort te behet stadiumi i shkodres qe e kane lene pergjysem me papergjesine e tyre njerez qe nuk e dine se shkodra eshte Meka e futbollit shqiptar , prandaj kam besim se qevera Rama shum shpejt dota perfundojne stadiumin e shkodres qe dote dilte nder stadiumet me te mira ne Ballkan dhe dote harxhoheshin para ma pak se ne stadiumin e Elbasanit qe po behet pune shum e mire , Suksese kryeministrit me te mire qe ka pase shqipria z,Edi Rama .

  9. une mendoje se e rendesishme eshte te behen ne cdo cep te shqiperise stadiume, pamvaresisht se ata nuk mbushen ndersa per sa i perkete futbollit shqiptar ne rang klubesh dhe kombetare kemi ecur goxha bile,bile,moj bile…..ja kemi kaluar dhe gjermanise,??????????prandaj urgjent te ndertohen stadiume dhe me vone apratmente per te pastrehet e futbollit neper lagje???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje