Mesfushori i Mançester Junaited, Angel Di Maria, ka deklaruar se ai nuk ka dashur që të largohet nga Real Madridit dhe fajësoi bordin e klubit spanjoll për largimin e tij.
Argjentinasi kompletoi transferimin prej 84 milionë eurosh (rekord britanik) te Mançester Junaited të enjtën dhe menjëherë u shpreh i ngazëllyer me kalimin e tij te Junaited.
“Ciklit tim te Reali i erdhi fundi. Është e pamundur që të shpreh gjithçka që kam përjetuar atje, por unë shpresoj se kjo leter do të komunikojë atë që unë ndjej në këtë moment.
Unë pata nderin ta vesh atë fanellë katër vjet dhe nuk ndjej asgjë përveç krenarisë për atë që arrita me bashklojtarët. Fatkeqësisht, m’u desh që të largohem, por unë dua të sqaroj se kurrë nuk kam pasur dëshirë që të largohem.
Pas La Decimas shkova në Botëror dhe prita një gjest nga bordi, që kurrë nuk erdhi. Shumë gënjeshtra u thanë. Dikujt nuk i pëlqej. Gjëja e vetme që kam kërkuar ishte drejtësi.
Ka shumë gjëra që i dua dhe që i vlerësoj më shumë se sa pagën time. Unë shpresoj që këtë ta gjej te Mançester Junaited, një prej klubeve më të mëdha në botë”, ka theksuar Di Maria, raporton Telegraf.
Amiri
:Di Maria eshte lojtar i madh, por ai eshte i lire te shkoje atje ku ka deshire ,kur shikon se gjerat nuk shkojne ashtu si duhet,por ai megjitheate nuk kerkoi te largohet,nje lojtar shume i mire por edhe me karakter te forte. Suksese ne Mancester Junaided.
Reali beri gabim qe nuk mbajti nje lojtar si di marija. Ka per tu ndjer shum mungesa e di marias te reali
Pse nuk e bleu BARCA se me Di Marian ,Suarezin, Neymarin,Iniesten dhe MESSIN do hapnin VARRE ……