Mbetet ende e papërcaktuar e ardhmja e Valdet Ramës.
Agjenti i lojtarit ishte në bisedime me drejtuesit e Utrehtit në Holandë, të cilët kanë vendosur të mos mbështeten në aftësitë e lojtarit, duke deklaruar se ai nuk është i nevojshëm për skuadrën e tyre.
Lajmi konfirmohet edhe nga websaiti elfvortball.nl, ku shkruhet se “Utrehtit e konsideron futbollistin të panevojshëm”.
Kujtojmë se për Ramën interesohet edhe skuadra turke e Besiktashit, por për momentin nuk ka ende asgjë konkrete.