Shkëlzen Gashi është njeriu i momentit në kampionatin zviceran, ndaj edhe mediat nuk lodhen së kërkuari intervista me këtë të fundit. Madje heraherës edhe duke e thumbuar, për shkak se lojtari, mes Zvicrës dhe Shqipërisë, zgjodhi të mbronte ngjyrat kuqezi. Gjatë një interviste për të përditshmen prestigjioze “Blick”, Gashi jo vetëm që saktëson që nuk është penduar që luan për Shqipërinë, por edhe injoron në një farë mënyre Botërorin. Ai thekson se do të kishte dashur të kishte qenë në Brazil, por vetëm me fanellën kuqezi.
Duket sikur keni një jetë që luani me Bazelin…
Po, dhe do të kisha dashur që të isha rritur këtu si futbollist. Mirëpo, t’ju them të drejtën ndihem aq mirë sa po shikoj edhe për një apartament këtej rrotull.
Dukeshit disi nervoz në fillim, a mos kjo ishte për faktin se vinit nga Grasshopersi?
Nuk është tamam kështu. Unë dua vetëm të falënderoja tifozët për mënyrën si më kanë pritur. Nuk kam dëgjuar fishkëllima apo komente idiote, çka besoj se është pozitive.
Presioni për ju si një sulmues është i madh, si arrini ta menaxhoni?
Nëse jeni i sigurt në vetvete, atëherë nuk të bën përshtypje asgjë, asnjë lloj presioni. Sipas meje, ajo që ndodhi sezonin e fundit (Gashi u shpall “Këpuca e Artë” e kampionatit me 19 gola, me fanellën e Grasshopersit), tani nuk vlen më. Tjetër kampionat, tjetër skuadër, tjetër histori.
Shumë menduan se ju do të zhgënjenit shumë shpejt?
Cilido mund të mendojë atë që dëshiron. Preferoj që t’i lë të tjerët të flasin ç’të duan.
Me Marko Streler (sulmuesi tjetër i Bazelit), duket sikur keni gjetur ritmin e duhur…
Është një lider i vërtetë, prej të cilit mund të mësoj shumë. Vetëm fakti kur e shikoj atë në fushë, më bën të eci përpara. E kam thënë gjithnjë: ai është sulmuesi më i mirë i kampionatit.
Çfarë do të zgjidhnit: të ishit sërish golashënues apo të ndihmonit Streler që të arrinte këtë gjë?
Do të zgjidhja të dytën, sepse dëshiroj vërtet që ta ndihmoj Markon. Nuk kam nevojë që të përsëris vetveten.
Streler ju konsideron si Valentin Stokeri (u largua te Herta e Berlinit këtë verë) i ri i skuadrës. Mendoni se me lojën tuaj do arrini që të harrohet Stoker?
Stoker është një lojtar unik. Atë që bëri Vali te Bazeli është e jashtëzakonshme. Nuk është e mundur që unë të krahasohem me të dhe nuk e di nëse do mund ta zëvendësojë dikush.
Një mendim në lidhje me trajnerin Paolo Souza?
Është një profesionist që njeh edhe detajet më të vogla. Nën urdhrat e tij kam mundësi të mësoj diçka të re për çdo ditë.
Si për shembull që të uleni edhe në pankinë?
Dihet që askujt nuk i pëlqen të qëndrojë në pankinë, por ne kemi një skuadër cilësore dhe të gjithë duam që t’ia bëjmë sa më të vështirë trajnerit në përzgjedhjen e formacionit.
Preferoni më shumë të luani si “xholi”, apo në 11-shen titullare?
Nuk dua gjë tjetër veçse të luaj nga fillimi në çdo ndeshje dhe të bëj më të mirën për skuadrën.
Jeni krenar me veten kur dëgjoni himnin e Champions League?
Nuk e merrni dot me mend, madje kjo ka qenë një nga arsyet që ndryshova skuadër. Në fund të gjithë do të thonë, ai ka fituar tituj, ka luajtur për Kombëtaren, por edhe në Champions League.
Jeni rritur në Zvicër, por luani për Shqipërinë. Mos ndoshta morët më shumë nga ç’duhej vendimin në lidhje me Kombëtaren?
Vendosa në një moment të caktuar. Tani jam i kënaqur me veten time dhe normalisht nuk mund të bëj kthim prapa.
Jeni bërë pishman për atë vendim?
Jo, dhe jam krenar që luaj për Kombëtaren e Shqipërisë.
Dakord, por me Zvicrën mund të kishit shansin të luanit në Kupën e Botës…
Do ia kisha dalë të shkoja në një mënyrë apo tjetrën (qesh)… përtej batutës, gjithsesi bëj tifo për Zvicrën.
Por do të kishit dashur të ishit atje?
Po, por me Shqipërinë.
Hallall o bir i kesaj toke.
Urime, o djale! Suksese dhe vetem suksese. Me pelqeu pa mase intervista. Modest e i perkor, i qarte dhe i vendosur ne synimet e veta, atdhedashes dhe njeherazi dashamire i Zviceres qe eshte bere streha mikpritese e talenteve shqiptare. 100 Here te lumte! Ky djale do ecij perpara.
Bravo o Shqiptar i vertete qe nuk e mohon kombin tend. Zoti te bekofte!
o lali ai ska dash me lujt me kaurt,shkit e jo se do me lujt me shqipërinë!!shiko mjekrën dhe mustaqet e rrujtme dhe do ta kuptosh se është për kalifatin islamik!!
Gashi eshte Kosovar kuptohet 100% Shqiptar po ku jeni ju disa komentues te Shqiperis qe i kritikoni Kosovaret folni tashti.
Shkëlzen Gashi (born 15 July 1988 in Zürich, Switzerland) is a Kosovan-Albanian footballer who plays as a midfielder for FC Basel in the Swiss Super League and the Albania national football team.
Nese i kritikojne kjo ka lidhje me faktin se jemi popull i vogel, qe shume here kemi qene gati te shuheshim nga historia, nga lufterat e ndryshme dhe vetem ne saj te luftes dhe sakrificave te atyre qe donin atdheun jemi sot akoma ne kembe.
Shqiptaret kritikojne ata shqiptare te Kosoves apo te Shqiperise qe preferuan karrieren e tyre duke perpara atdheut dhe lavderojne ata qe arrijne te marrin riskun te bejne nje karriere ndofta me modeste me kombetaren, po te perfaqesojne ngjyrat e te pareve tane.
Te njetat kritika jane bere dhe per Shabanin, Pirro Dhimen, Manjanin.. qe kishin ishin nga Shqiperia dhe zgjodhen Greqine.
@Kosova: E sheh qe ke komplekse ? , Gashi eshte shqipetar pra dhe aty merr fund diskutimi, kur nje shqipetar ( i shtetit eme) thote “kosovari”, “ky”, “ai”, (dhe te gjithe te tjeret nga krahinat shqipetare) nuk ka shume tru ne koke, kerkon te shkaktoje deme kombit. Gjithesesi, do doja te iu kujtoj komentuesve (mbi te gjithe, atyre te Krahines Shq.te Dardanise e jo-vetem) se ketu ka shume grekofone te paguar qe te fusin ngaterresa mes nesh duke share ne emer te shqipetareve nga njera pale dhe nga tjetra. Kryesori i ketyre debilave, per te cilin “Tema” nuk merr asnje mase dhe qe e dijme shume mire se eshte i paguar nga shteti fqinj, eshte “Turkofagos”, apo siç e therras une me emrin e vertetè “Mutofagos”. Ky shkruan vazhdimisht komente kundra-shqipetare dhe i ben ato si gjoja shqipetar i shtetit eme apo anasjelltas(“kosovar”) dhe perdor shume nick te ndryshem…. Nesje, Pshn ! ?
Nuk kritikojme ne baze krahinore jo ,se pyll pa dera nuk ka .Sh. Gashit ju befte rruga flori dhe Zoti e ndihmofte kudo dhe kurdohere(jo vetm ate) .Bukeshkale ka gjithandej, interesi vetjak ndrydh shpirtmadhesine . Por nje kendveshtrim me i thelle duhet ti shtynte disa nga “ata” te jepnin ndihmesen e tyre per nje ceshtje dicka me te madhe se vetem perfitimi vetjak ,mundesite i kishin ,zgjedhjen e bene , te tjerat jne teorema
Si GASHI jan te pakt kosovaret hallall qumeshti nenes rrespekte per kte SHQIPTAR te vertet,suksese u beft mbret ne futboll.
Si Gashi jane shumica absolute e kosovareve. Problemi eshte se ti fokusohesh shume ne ata qe nuk jane si ai.
Zoti te ndihmofte ty dhe familjen tuaj per kete gje qe ke bere.
zoti qofte me ty..e ta bofte kemben “top” per skuadrat mike…
Hallall gjini i nanes!
Ti”Kosova”eshte mire mos me provoku…! Kombi yne eshte qe nga Çamèria e deri ne veri te Shqiperise(Kosove). Ke nje shkurtpamesi qe ste le te shohesh me larg se muri i shtepise…!
Ik se le nam. Gjesti i Gashit per te luajtur me kombetaren eshte me shume se patriotik,pasi ua ben me die edhe talenteve te tjere qe shqiptaret duhet ta kene nje kombetare…!
Nuk na tha njeri, kur ju bë ftesa këtij Gashit (të cilin për herë të parë e dëgjoj), nga Kombëtarja Zvicerane…??? (“pordhë me rigon”, për konsum të brëndshëm…)
me njeres te tille behet Shqiperia. Mbaresi dhe respekt
me njerëz të tillë po bëhet ISIS,shqipëria shkatërrohet!!
salafist
përse nuk shkove të luash me SISI!!
mjekra tënde me mustaqe të rruara tregojnë që ti je fatkeqsi dhe jo dhuratë për kombëtaren shqiptare!!
pse o njeri(erghalhasdfi)do te marrin leje ty njerzit a te len mjeker a mustaqe dhe kujt besimi fetar ti perkasin.Kemi me teper se 20 vjet demokraci dhe njerzit akoma se kuptojn se njerzit zgjedhin ate qe pelqejn vet ato dhe jo cfar pelqen ti.
ke të drejtë,seicili ka të drejtë të zgjedhë atë që do,por dhe ata që presin koka,shesin gra në tregjet e sirisë e irakut,kanë zgjedhur atë rrugë!dhe ata që vet hidhen ne erë me një gjerdan C4,e kanë zgjedhur vetë!problemi është kur bashk me veten e tyre vrasin dhe nja 20 a 30 persona që kanë zgjedhur për të jetuar!
ky është në atë drejtim,ky është pjesë e asaj zgjedhje,radikalizëm terrorist!!ka shumë mundësi që ky është pjesë e financimit,në mos me para të paktën me rreklamë!një lojtar i kombëtares shqiptare salafist do të bënte një rreklamë më të madhe se dhjetë hoxhallarë fondamentalistë!!