Myler refuzon shiritin e kapitenit të Gjermanisë

27 Gusht 2014, 15:03Sport TEMA

Sulmuesi i Bajern Mynih, Tomas Myler, përjashton veten nga kandidadët potencialë për të marrë shiritin e kapitenit në kombëtaren gjermane.

Duke folur në një intervistë, futbollisti 24-vjecar theksoi se atij nuk i intereson aspak shiriti i kapitenit, raporton Sport News.

Në ditët e ardhshme trajnerit Joakim Lëv do t’i duhet të vendosë se kush do të jetë kapiteni i ri i kampionëve të Botës pas tërheqjes nga kombëtarja të Filip Lahm, por numri 1 i pancerave tashmë ka një kandidat më pak.

Gjithsesi, Myler edhe pse u tërhoq nga kjo garë, nuk nguroi të sponsorizonte dy nga shokët e tij te Bajerni.

“Mendoj se ka shumë kandidatë të tjerë potencialë që ndodhen përpara meje në këtë garë.

Bastian Shvainshtaiger ka qenë zëvendëskapiten, pastaj në skuadër kemi edhe një portier ekspert si Manuel Nojer.

Ai është numri 1 më i mirë në botë dhe e meriton shumë më tepër se unë shiritin e kapitenit.

Nuk shqetësohem aspak për këtë çështje, madje as që nuk t’ia di për shiritin e kapitenit.

Unë mendoj se për të qenë një lider nuk është nevoja të mbash në krah fashën e kapitenit.

E rëndësishme është që kur zbret në fushë të japësh më të mirën tënde për ekipin përfaqësues”, tha ai.

Tomas Myler edhe pse është vetëm 24-vjec, deri tani ka zhvilluar në total 56 ndeshje me kombëtaren gjermane duke shënuar edhe 22 gola.

3 komente në “Myler refuzon shiritin e kapitenit të Gjermanisë”

  1. Dea says:

    Ka folur tamam si kapiten. Po nga sa kuptova nuk ja jane bere oferten per te qene kapiten, keshtu qe, nuk e ka refuzuar, akoma. Thjesht, eshte treguar modest dhe nuk ka treguar interes. Gjithsesi, e meriton!

  2. enter says:

    Arrogantet Gjermane

  3. Apollonia says:

    Se ku e shef arrogancen ky “enter delete”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje