Ja arsyeja e vërtetë që Di Maria u largua nga Reali

28 Gusht 2014, 15:14Sport TEMA

Miguel Di Maria, babai i Angel Di Marias, ka ngritur zërin, duke shprehur pakënaqësi me bordin e Real Madridit, për mënyrën se si ata e trajtuan djalin e tyre pasi ai u transferua te Mançester Junaited.

26-vjeçari u transferua te “Djajtë e Kuq” këtë javë për një shumë rreth 75 milionë euro, pasi paraprakisht kishte refuzuar një kontratë prej 6 milionë eurosh në vit nga klubi madrilen.

Mirëpo babai i Di Marias e mohon kategorikisht këtë.

Ai thotë se Reali nuk i ka ofruar djalit të tij këtë kontratë.

“Madridi nuk i ka ofruar kurrë atij 6 milionë euro në vit.

Oferta e fundit e tyre ishte 5 milionë euro në vit, e cila ishte 1.5 milionë euro rritje nga marrëveshja e kaluar.

Problemet e para që dolën ishin si rezultat i arsyeve financiare.

Ai nënshkroi me Madridin për një rrogë të caktuar, e tilla mbeti e tillë dhe nuk ndryshoi kurrë”, ka thënë Miguel për El Partido de las 12.

“Angel nuk ishte i vlerësuar kurrë te Reali.

Gjithmonë dukej se ata nuk e donin qëndrimin e tij në klub.

Ata asnjëherë nuk kanë treguar afeksion ndaj tij.

Angel u lodh duke u munduar që ta tregojë veten vazhdimisht.

Ai tashmë e kishte treguar veten.

Madridi ka humbur një lojtar kryesor, një lojtar i cili mund ta bëjë diferencën në çdo moment.

Ai është i lumtur te Mançester Junaited tani dhe ata po e trajtojnë shumë mirë.

Oferta e tyre financiare gjithashtu ishte më e lartë se ajo që e kishte ofruar Reali”, ka përfunduar babai i Di Marias.

4 komente në “Ja arsyeja e vërtetë që Di Maria u largua nga Reali”

  1. Pelasgian says:

    nje lojtar qe ju dha Championsin e shume deshiruar .

    1. england says:

      Sepse je plak rracist dhe shkruan budallalleqe.

  2. gerti says:

    Hajde patate hajde. Mancesteri ti pij lengun,gjynah Januzaj,se do luaj ky para tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje