Ylli i Real Madridit, Kristiano Ronaldo, ka këmbëngulur se ai nuk ka marrëdhënie të këqija me sulmuesin e Barcelonës, Lionel Mesi.
Ronaldo dhe Mesi kanë dominuar futbollin në vitet e fundit, me të dy lojtarët që kanë fituar disa herë Topin e Artë.
Ronaldo thotë se ai nuk e ka as armik, dhe as marrëdhënie të këqija me Mesin, por kanë vetëm rivalitet të shëndoshë.
“Nuk është e vërtetë se kemi marrëdhënie të këqija. Ne jemi kolegë dhe kemi marrëdhënie profesionale.
Ne nuk kemi marrëdhënie jashtë fushe, sikurse me disa lojtarë të tjerë. Ai tenton të bëjë më të mirën për klubin e tij dhe unë bëj të njëjtën gjë. Normal që ka rivalitet, pasi ne po bëjmë më të mirën për ekipet tona.
Ky rivalitet është pjesë e jetës time. Është shumë normale që njerëzit të na krahasojnë.
E njëjta gjë ndodh në Formula 1 me Ferrardin dhe Mercedesin.
Unë jam mësuar me këtë. Kështu s’ka qenë kur kam ardhur te Reali, por edhe kur kam qenë te Mançester Junaited.
Unë shpresoj se ne të dy mund të qeshim për këtë.
Futbolli është një lojë, është për kënaqësi dhe një gjë që të dyve na pëlqen.
Ne duhet t’i qasemi këtij rivaliteti në mënyrë pozitive sepse është gjë e mirë.
Futbolli është një gjë e bukur, me të cilin kënaqen fansat”, ka deklaruar Ronaldo, raporton Telegraf.
Megjithatë Mesi është më i mirë se ti…..!
Bravo Roni, cun me mend.
Mesi eshte i mire vetem me Barcen, dhe kur nuk vjell.
MESSI ,per te gjithe ata qe nuk e duan dhe i TMERRON ,ai eshte GJENI ,EINSTEIN dhe pike .
O Totila, kush e fitoi Uefa 2014 Best Player Award?