Roben: Ky Bajern, ekipi më i mirë ku kam luajtur

28 Gusht 2014, 15:18Sport TEMA

Arjen Roben nuk ka asnjë dyshim.

Sipas mesfushorit holandez, është Bajerni i Mynihut aktual skuadra më e mirë ku ai ka luajtur ndonjëherë, raporton Sport News.

Edhe pse në të shkuarën 30-vjecari ka mbajtur veshur edhe fanellat e Çelsit dhe Realit të Madridit, ai është i lumtur që në verën e vitit 2009 vendosi të transferohej te gjigandët e Gjermanisë:

“Nuk kam luajtur asnjëherë në një skuadër më të mirë se ky Bajern.

Kam mbrritur këtu në vitin 2009 dhe cdo gjë ka shkuar shumë mirë për mua.

Nga viti në vit ekipi është përforcuar me lojtarë cilësorë.

Nga Bajerni janë larguar vetëm Toni Kros dhe Mario Mandzukic, por në vend të tyre në ekip kanë ardhur disa futbollistë shumë kualitativë.

Madje nuk na duhet të përshtatemi as me filozofinë e trajnerit, pasi ne e njohim shumë mirë Guardiolën dhe e dimë se cfarë ai kërkon nga futbollistët e tij”, tha holandezi.

Roben, i cili në 18 muajt e fundit te Bajerni ka shfaqur një formë të jashtëzakonshme, theksoi se suksesi në Champions League në vitin 2013 ishte vital për të.

Në finalen ndaj Dortmundit ishte pikërisht holandezi ai që shënoi golin e fitores për Bajernin:

“Pas fitores së Championsit në vitin 2013 jam ndierë shumë më i relaksuar.

Dëshira ime për ta fituar atë trofe ishte aq e madhe, saqë kur shënova përballë Dortmundit nuk po arrija të përmbahesha dot.

Fill pas asaj ndeshjeje gjithë presioni që kisha mbi supe u zhduk menjëherë.

Forma ime e mirë gjatë 2 viteve të fundit?

Besoj se përsa i përket këtij aspekti ka ndikuar edhe mbrritja në skuadër e Pep Guardiolës.

Që në momentin që ai erdhi tek Bajerni më bëri të ditur se unë jam një lojtar thelbësor për idetë e tij.

Besoj se Guardiola më ka ndihmuar shumë që të rrisja nivelin e lojës time”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje