Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, mendon se Arsenali i ka mundësitë për të mbërritur në finalen e Champions League gjatë këtij sezoni.
Skuadra e drejtuar nga Arsen Venger u kualifikua me vështirësi në fazën e grupeve pasi kaloi Beshiktashin në play-off.
Por, 25-vjeçari kampion bote me Gjermaninë, edhe pse e di se “Topçinjtë” janë shortuar në grup të vështirë së bashku me Dortmundin, Gallatasarain dhe Anderlehtin e Besnik Hasit, është optimist mbi mundësitë që ka Arsenali për ti shkuar deri në fund kompeticionit të kampionëve, raporton Sport News:
“Jemi forcuar ndjeshëm në merkato.
Duke u bazuar në këtë fakt ne duam të tregojmë se jemi të aftë të luajmë më mirë edhe në Champions League.
Është e vërtetë që ndodhemi në një grup të vështirë, por ne nuk kemi frikë asnjë skuadër.
Unë mendoj se Arsenali e ka potencialin për të mbërritur deri në finalen e madhe të Berlinit.
Nëse besojmë te aftësitë tona mund të shkojmë larg në këtë edicion të Champions League.
Sezonin e kaluar jo shumë persona mendonin se Atletiko e Madridit mund të kapte finalen.
Nëse punon fort në futboll çdo gjë është e mundur”.
Në Botërorin e Brazilit, Ozil u vendos nga Joakim Lëv në krahun e majtë të sulmit.
Por, ish- lojtari i Realit të Madridit edhe pse e pranon se preferon të luajë në rolin e një numri 10, ai tha se gjithmonë do të jetë në dispozicion të trajnerëve të tij Lëv dhe Venger dhe do të luajë në atë pozicion të fushës që ata e shikojnë të arsyeshme se i shërben më shumë skuadrës.
Kjo eshte sikur te thuash : ” Turkothithesi do marre pushken e te luftoje turqit ” …pra IMPOSSIBLE !
Hahaha, cfare lajmi!! Sikur Ozili luan me Realin dhe po ben favorit Arsenalin?!? Po nuk e tha Ozil kete, kush do ta thote, Ronaldo, Messi, apo Shvajni?!?