Vëllai i Shaqirit: Oferta nga Interi e Juve për Xherdanin

29 Gusht 2014, 15:16Sport TEMA

E ardhmja e Xherdan Shaqiri do të jetë në Serinë A.

Futbollisti shqiptar i Bajernit të Mynihut është shumë pranë largimit nga kampionët e Gjermanisë, ku nuk ka gjetur hapësirat e nevojshme në formacion.

Pas zërave të shumtë në merkato, vëllai i Xherdanit, Erdini, që është edhe menaxheri i lojtarit, në një prononcim për mediat italiane është shprehur se Shaqiri dëshiron të luajë në Serinë A.

Sipas tij, interesimi i Juventusit dhe Interit është konkret, por transferimi në Itali për momentin është shumë i vështirë, pasi Bajerni kërkon ta japë në formë huazimi me të drejtën e blerjes në fund të sezonit me një cmim më të lartë.

Orët e fundit për shërbimet e 22-vjeçarit po këmbëngul edhe Atletiko Madrid, që shpreson ta mposhtë konkurrencën e dy skuadrave italiane me një ofertë më të mirë financiare.

Në njëfarë mënyrë gjatë orëve të fundit të merkatos ankandi për futbollistin e përfaqësueses së Zvicrës do të arrijë pikën kulminante, ku fitues do të shpallet skuadra që ofron më shumë para për kartonin e tij.

5 komente në “Vëllai i Shaqirit: Oferta nga Interi e Juve për Xherdanin”

  1. Kryeplaku says:

    Kur Shaqo nuk gjeti vend tek Bajerni po tek Juve shpreson ti zeri vendin Tevezit?Hahahahah.Po!Prit gomar te mbije therecka.

  2. Taulant says:

    Kryeplak,ku Bajerni ku Juve.Je ne metro mo?

    1. Kryeplaku says:

      O Taulant s’marrke vesh fare nga futbolli.Shaqo vleresohet rreth 10-12 milione euro,pra ka nje cmim tejet medioker per ta quajtur super lojtar.Tek Juventus Shaqo duhet t’i zeri vendin Tevezit, Pogbas ose Vidalit, e keta edhe me nje kembe te vetme jane me mire se ai.E vetmja shprese per te eshte te kapi ndonje Inter,Liverpul, Monaco, pra skuadra qe arrijne ne vendin e trete apo te katert ne kampionat

  3. Dea says:

    Inter, te lutem mos e merr, nuk ka c’te duhet ?

  4. mirel says:

    Nuk eshte aq I mire sa e bejne.
    koktul eshte dhe nuk ka shume hapesire shikimi ne fushe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje