Portugalia nis aventurën anti- Shqipëri

2 Shtator 2014, 15:02Sport TEMA

Portugalia nisi të martën në mëngjes grumbullimin për të përgatitur sfidën elimenitore të Euro 2016 ndaj Shqipërisë, sfidë e vlefshme për Grupin I.

Sipas të përditshmes luzitane “Abola”, trajneri Paulo Bento ka patur nën urdhërat e tij të gjithë futbollistët e thirrur, edhe pse mungesat janë të mëdha.

Në qytetin e vogël të Obidos, ish-trajneri i Sportingut të Lisbonës kërkon të përgatisë djemtë e tij në qetësi dhe larg vëmendjes mediatike.

Kjo, nisur edhe nga fakti që skuadrës portugeze do t’i mungojë ylli i saj, Kristiano Ronaldo, por gjithashtu edhe emra të tjerë të rëndësishëm si Beto, Bruno Alvesh, Ruben Amorim, Helder Postiga, Hugo Almeida dhe Varela, futbollistë që ishin pjesë e skuadrës në Botërorin e Brazilit.

Përfaqësuesja luzitane është bashkuar të martën në mesditë, teksa pjesë e ekipit janë edhe të rinjtë premtues Ruben Vezo, Pedro Tiba dhe Rikardo Horta.

Pak ditë më parë, kur publikoi dhe listën e futbollistëve për sfidën me kuqezinjtë tanë, trajneri Paulo Bento bëri të ditur se pret një ndeshje të vështirë, duke kujtuar paraqitjen e kuqezinjve tanë në sfidën eliminatore të Botërorit ndaj Zvicrës.

Gjithashtu, në vëmendjen e numrit një të stolit luzitan është edhe dueli direkt i 2010-tës, ku edhe pse në fushë ishte Kristiano Ronaldo, Portugalia nuk shkoi më shumë sesa barazimi me gola, teksa kuqezinjtë e mbyllën sfidën me 10 futbollistë pas kartonit të kuq të mbrojtësit Teli.

3 komente në “Portugalia nis aventurën anti- Shqipëri”

  1. Taqi says:

    Fuck pigs … Pas greqise e ka 2-1 portugalia ne bythe. Shqiperia eshte per evropianin Jo keta qe e kan kampionatin me borxhe

  2. Ajaxs says:

    Mos u shqetesoni Portugeze.Do luani ndaj nje ekipi si SHqiperia qe nuk ka nje stadium per te zhvilluar ndeshjet. Sic jane stadiumet jane dhe ekipet. Doni me per B E L U L I N.

  3. Qemoli says:

    E ku ishte anti Shqiperia ktu? Bole

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje