Mançester Junaited i surprizon të gjithë me një goditje të madhe në merkato.
“Djajtë e Kuq” kanë firmosur me Radamel Falkaon nga Monako, duke fituar kështu konkurrencën me disa nga klubet më të mëdha të Europës.
Sulmuesi kolumbian, që në orët e fundit ndodhej mes Mançester Sitit dhe Arsenalit, vendosi të vazhdojë karrierën e tij në “Old Traford”, raporton Sport News.
Gjatë verës për “El Tigren” kishte shfaqur interes të vazhdueshëm Reali i Madridit, por në fund ishte Mançester Junaited skuadra që siguroi shërbimet e ish-lojtarit të Atletikos së Madridit.
Falkao transferohet te “Djajtë Kuq” në huazim për një vit.
Për të bërë të mundur kalimin e tij në ishull, drejtuesit e Junaited do t’i paguajnë Monakos rreth 14 milionë euro për huazimin dhe 65 milion euro për blerjen.
Gjatë qëndrimit 1-vjeçar te 20-herë kampionët e Anglisë, sulmuesi kolumbian do të përfitojë një pagë marramendëse prej 200 mijë sterlinash në javë.
Me afrimin e 28-vjeçarit Luis Van Gal kompleton kështu sulmin e “Red Devils” për sezonin që sapo ka nisur.
Sipas asaj që shkruan “Daily Mail”, trajneri holandez këmbënguli për të firmosur me Falkaon, pasi ka frikë nga dëmtimet e shpeshta që mund të pësojë sulmuesi tjetër Robin Van Persi.
“El Tigre” është blerja e 6-të e Junaited në këtë merkato, pas atyre të Angel Di Marias, Dalei Blind, Ander Herreras, Luk Shau dhe Markos Rojos.
Sa u ngaterova,kujtova se ishte ndonje goditje kendi…..
Gazetaret e temes kan ik per lesh se falkaon e morri borxh man utd per nje vit me te drejt ta blej vitin tjeter po u intereson
Mashtrim I radhes godet man utd pret tema
Ndeshja vazhdon
ai lojtar ia vle te blehett me aq http://bit.do/junaited-ble-falkaon-per-65-milion-euro
Nuk qenka goditje e vogel (nga kendi) qenka goditje nga…,penalltia…!
po marco reus kur e bleu o tema apo ja shitet ju.