Bekim Balaj nis sulmin dhe pavarësisht se ende nuk dihet kush do të jetë udhëheqësi i repartit ofensiv i formacionit të De Biazit, shkodrani premton se Shqipëria do të befasojë në Portugali.
23- vjeçari në një intervistë telefonikë për Sport News lëshon sfidën ndaj luzitanëve, duke treguar njëkohësisht dhe entuziazmin që ekziston në grupin e kuqezinjve:
“Ndaj kundërshtarëve të fortë i kushtojmë rëndësi mbrojtjes por ne do surprizojmë me agresivitet dhe shpresojmë të marrim një rezultat pozitiv.
E rëndësishme është të bëjmë një ndeshje të mirë, por do të provojmë të sulmojmë dhe të shënojmë”.
Sulmuesi i Sllavias së Pragës në kampionatin çek, evidenton konkurrencën e madhe në ekipin kombëtar shqiptar, të cilën e vlerëson si pozitive jo vetëm për trajnerin, por edhe për vetë futbollsitët.
Balaj shprehet i vlerësuar me këtë grumbullim, duke premtuar se është gati të japë maksimumin:
“Konkurrenca e madhe sjell edhe dilema por kjo i vlen ekipit si dhe futbollistëve të cilët japin maksimumin.
Për mua personalisht është vlerësim që jam këtu dhe nëse luaj do të jap më të mirën”.
Ish-sulmuesi i Vllaznisë dhe Tiranës në kampionatin shqiptar vlerëson shumë edhe frymën e grupit, si dhe grumbullimin në La Korunja, duke e cilësuar si shumë të vlefshëm për të konsoliduar ekipin:
“Fryma e grupit është shumë e mirë, pasi gjithnjë ka qenë e tillë.
Jemi mirë edhe pse kemi shumë lojtarë të rinj dhe disa me eksperiencë.
6 ditë grumbullim shërbejnë për tu njohur më shumë me njëri-tjetrin”.
Hajde qofshi te ” Bekum ” o Bekim . Amanet shkinine . Na nderoni si i madhi Sokol Kushta.
Hajd shpresojme nje 5 me 0 per Portugaline, keshtu ta ulni sqepin ju sorra qe vetem kakarisni perpara cdo eleminatoreje.
Do na suprizoni pa mase si cdo eliminator. Do na hapni barkun, po prape do ju shofim se skemi ca kombtare tjeter te shofim.
Po ce te bejne te shkretet,aq e kane takatin,po pate shume pordhe dhe s’merresh me stervitje keto gjera do degjosh!!!
suksese shoku dhe me fitore kombetarja!
Cdo here si lojtaret si trajneri krekosen para ndeshjes. Me pas trajneri fillon justifikimet se ky esht niveli i futbollit shqiptar. Nqs se trajneri e di qe kaq nivel kemi, thuaje or vlla qe ne fillim qe vendin e parafundit e kemi te siguruar dhe skemi nevoj per te se si me trajner ose pa, prape njesoj jemi.
O BALA:cigant srb mundni ne tirane,kaq kisha. se do me behet zemra MAL.
123