I ati i Falkaos: Reali e kërkonte “gratis"

3 Shtator 2014, 15:48Sport TEMA

Radamel Falkaon e kërkonte dhe Juventusi, ndërsa Reali i Madridit, e donte gratis.

Prapaskenat e një prej tratativave me intriguese të verës i zbuloi Radamel Garsia, i ati i sulmuesit, gjatë një interviste për një radio kolumbiane.

“Për tim bir ishin interesuar, Juventusi, Mançester Siti, Liverpuli dhe në fund edhe Arsenali” – shpjegoi babai i Falkaos.

“Për fat të mirë shkoi te Mançester Junaited, një skuadër e madhe”, tha ai.

Mes skuadrave që interesoheshin për Falcaon duket se ka qenë dhe Reali i Madridit, që ka lëvizur në mënyrën më të keqe të mundshme sipas të atit të futbollistit, i cili u shpreh:

“Nëse ke para dhe shkon në treg për të blerë një këmishë apo pantallona, duhet të vendosësh nëse do të blesh apo jo.

Ata të Realit vendosën të mos e bënin diçka të tillë dhe nuk u bë asgjë, por ndjesia ime është që donin që t’ua dhuronin lojtarin.

Falë Zotit, Mançester Junaited është skuadra më e rëndësishme e Anglisë dhe një nga më të fortat në aspektin ekonomik.

Tani i takon Radamel që të japë rendimentin e tij më të mirë.

Nuk do të ketë probleme për tu ambientuar me kampionatin e ri”, tha ai.

Më tej babai i sulmuesit zbuloi se Falkao mezi priste momentin për tu larguar nga Monako, por nëse Radamel ia doli që të arratisej nga Principata, nuk mund të bëjnë të njëjtën gjë dhe tifozët e skuadrës, që në këtë situatë janë gati të braktisin stadiumin.

Sajti Planete-Asm, që merret ekskluzivisht me çështjet e Monakos, ka hedhur idenë e një veprimi të përbashkët të tifozëve, që kërkojnë t’ju rimborsohen nga klubi paratë që kanë paguar për abonimet.

Sipas tyre, shitjet e Hames Rodriguez dhe Falkao kanë dobësuar dukshëm skuadrën, që nuk vlen më koston e abonimit vjetor në stadium.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje