De Biazi në dilemë për formacionin

4 Shtator 2014, 15:10Sport TEMA

Teksa dita e debutimit të kombëtares Shqiptare në eliminatoret e Euro 2016 po afron, dilemat e formacionit për trajnerin Xhani De Biazi janë të mëdha.

Pasi ka parë skuadrën në seancat stërvitore, numri 1 i stolit kuqezi ka shumë pikëpyetje mbi ndërtimin e 11 titullar që do të hedhë në fushë të dielën në orën 20:45 ndaj Portugalisë.

Në të gjitha variantet e mundshme taktike që 59-vjeçari mund të përdorë janë vetëm 5 futbollistë që duket se kanë vendin e sigurt.

Nuk ka dyshime përsa i përket portës, çelsat e të cilës do ti besohen gardianit Etrit Berisha.

Mbrojtja në masën 75% është e kolauduar, me Canën, Mavrajn dhe Agollin që kanë vendin e sigurt në formacion, duke përjashtuar këtu ndonjë surprizë të pakëndshme.

Dilemat janë të mëdha në krahun e djathtë të repartit difensiv, ku në balotazh janë Andi Lila, Taulant Xhaka dhe Elseid Hysaj.

Në mesfushë bind prezenca e mesfushorit shtatshkurtër të Paokut, Ergys Kaçe, teksa pjesa tjetër e formacionit është ajo që shkakton dhimbje të mëdha koke për trajnerin De Biazi.

Në sulm Salihi, Cikalleshi dhe Kapllani janë alternativat, por italiani i stolit kuqezi mund të vendosë të luajë edhe me Gashin, duke përdorur skemën me një 9 të fshehtë.

Në mesfushë alternativat janë të shumta, duke filluar me Bulkun, Kukelin, Xhakën, Gashin, Shalën, Abrashin apo edhe spostimin e Lilës.

Shumë dilema në mendjen e De Biazit për të vendosur formacionin titullar, që mesa duket do ta zgjidhë vetëm në orët e fundit, pak përpara fillimit të ndeshjes.

4 komente në “De Biazi në dilemë për formacionin”

  1. Pelasgian says:

    Mbrojtja te jet e forte dhe duhet te luhet me topa te gjate se aty kan veshtirsi portugezet.

  2. astrit metaj says:

    BULKU,,KAPLLANI ,,CURRI,,SALIHI, VILA,, NUK DUHESHIN GRUMBULLUAR I JEMI SHUM MIRNJOHES PER CFAR KANE BERE PER KOMBETAREN SHQIPTARE DUHEN ZEVENDESUAR ME GAVRAZAJ SHKURTAJ DHE CUNA TE TJER QE JANE ME PRESPEKTIVE ,,,I UROJME SUKSESE KOMBETARES TONE

  3. Kendveshtrim tjeter says:

    De Biazi totalisht ne endera,mbas ndeshjes do i dal gjumi,Armando Duka do ti thote “bravo” !

  4. Ajaxs says:

    Per cdo trainer eshte gjithmone shume e veshtire berja e formacionit.Por me te veshtire e kane traineret e ekipeve te vogela.Aresyja eshte shume e thjeshte,Te gjithe lojtaret jane te nje niveli shume te dobet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje