Marka e tij është goli me thembër, më pas fanella celebruese e paguar me një karton të verdhë dhe në fund i gjithë publiku në këmbë duke e duartrokitur në momentin e zëvendësimit.
Zlatan Ibrahimoviç hyn në historinë e Suedisë dhe e bën në mënyrën e tij. Të enjten, ylli i Paris Sen Zhermenit me dy golat e tij firmosi fitoren e Suedisë në miqësoren ndaj Estonisë. Dy gola që do të zënë një vend të veçantë në albumin e tij të kujtimeve. Sulmuesi u ngjit në kuotën e 50 golave me kombëtaren, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Suedisë.
“DUA MË SHUMË” – Theu rekordin e Sven Ridelit, autor i 49 golave në vitet ’30, por Ibrahimoviç nuk është një tip që kënaqet.
“Dua më shumë, do të shënoj edhe shumë gola të tjerë. Tani dua të fitoj Europianin”, u shpreh në konferencën e djeshme për shtyp. Pas dygolëshit, Ibra shfaqi fanellën celebruese “50+” dhe një homazh për tifozët: “Ju e bëtë të mundur”.
Kartoni i verdhë me të cilin u ndëshkua festimi i tij nuk e prishi festën, që vazhdoi në momentin e zëvendësimit, kur të gjithë tifozët e pranishëm në “Friends Arena” u ngrit në këmbë dhe e duartrokiti gjatë.
“Është fantastike. Kam marrë një lumë me me mesazhe, ja pse erdha me vonesë”, e nisi Ibra konferencën për shtyp.
“Mendoj se do ta kuptoj shumë më mirë këtë që kam bërë kur të tërhiqem, tani duhet të mendoj për eliminatoret”, shtoi duke iu referuar ndeshjes të së hënës të Suedisë në Vienë me Austrinë, e para e fushatës për Euro 2016. Objektivi i Ibrës, përveç kualifikimit në turneun kontinental, është të shtojë rekordin e tij dhe ta bëjë të pathyeshëm.
Është 32 vjeç dhe ka ende kohë në dispozicion: “Duhet edhe ca kohë deri në fund të karrierës”.
Arroganca sllave. Fryhet si gjeli ne maje te plehut.
po me te drejte o toni.se gjeli fryhet dhe jo pula.eshte dopjo gjel prandaj fryhet.i takonin shume gjera por nuk e kane dashur plaku mere9 9
po o Toni po! Ibra i vetem e mban sulmin dhe bon dhe gol kunder 4 mbrojtesve. Eshte sulmusi me i forte ne bote!