Italia, Konte: Futbollistët më kanë kuptuar!

5 Shtator 2014, 19:04Sport TEMA

Antonio Konte e nis me buzëqeshje aventurën në krye të Italisë. Që në ndeshjen debutuese, në miqësoren me Holandën, ish-tekniku i Juventusit përçoi karakterin dhe agresivitetin e tij në skuadër, por gjithsesi qëndron me këmbë në tokë, pasi rruga e të kaltërve është shumë e gjatë: “Informacioni më i rëndësishëm që mora në këtë ndeshje është fakti që lojtarët e kanë kuptuar idenë time të lojës në vetëm 6 seanca stërvitore. Ata ishin shumë të motivuar dhe të përqendruar. Jam shumë i kënaqur nga loja në grup, përulësia konkretizimi dhe kurajë, duke bërë presing në çdo pjesë të fushës”.

Pas suksesit 2-0 me Holandën, vëmendja përqendrohet te eliminatoret e Europianit, ku prova e parë do të jetë në Oslo me Norvegjinë: “Të martën kemi një sfidë shumë të vështirë në Norvegji. E ndoqa këtë kundërshtar në miqësoren me Anglinë. Kanë 11 lojtarë që mbrohen mirë dhe kundërsulmojnë rrezikshëm. Dëshirojmë ta nisim në mënyrën më të mirë të mundshme këtë fushatë eliminatore”.

 

1 komente në “Italia, Konte: Futbollistët më kanë kuptuar!”

  1. aqif kapertoni says:

    Avash avash , shpejt akoma per te folur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje