David Silva: Spanja s’ka pse ta ndryshojë stilin e lojës

6 Shtator 2014, 16:04Sport TEMA

Spanja nis fushatën eliminatore të Euro 2016 me një takim të lehtë në letër ndaj Maqedonisë në Valencia, mirëpo “La Roha” ndien presionin e zhgënjimit në finalet e Brazil 2014, por edhe të humbjes në miqësoren me Francën, pak ditë më parë.

Për mesfushorin David Silva, është shumë e rëndësishme që Spanja ta nisë më këmbën e mbarë ndaj Maqedonisë:

“Me Maqedoninë do të jetë një sfidë e vështirë.

Kjo është ndeshja eparë e kualifikueseve, ndaj duhet të marrim patjetër tri pikët.

Kundërshtari do të zbresë në fushë i mirorganizuar, për të mos pësuar gol”, tha Silva, raporton Sport News.

Grumbullimi i të riut të Barcelonës Munir el Hadadi, ishte një tjetër temë e diskutimit të futbollistit të Mançester Sitit në konferencën për shtyp të rastit:

“Nëse Del Boske e ka grumbulluar, do të ketë një arsye.

Trajneri synon të afrojë sa më shumë lojtarë të rinj dhe të motivuar.

Ne kemi për detyrë t’i rezevrojmë një pritje së më të ngrohtë, që ai të ndihet mirë.”

Për kritikat ndaj sulmuesit të Çelsit, Diego Kosta, Silva u shpreh:

“Po bëjmë gjithçka që të lidhemi në lojë me Diego Kostën.

Duhet të kemi durim, sepse po vjen gjak i ri në përfaqësuese.

Është e vërtetë që në këto momente nuk krijojmë shumë raste, por po punojmë shumë në këtë aspekt.

Kam patur rastin të flas me Diegon, i cili më ka thënë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”.

Pyetjes nëse Spanja duhet të ndryshojë stilin e lojës për t’u kthyer te suksesi, 28-vjeçari iu përgjigj:

“Me këtë stil loje kemi mundur të fitojmë dy Europianë dhe një Kupë Bote, ndaj nuk mendoj se duhet ta ndryshojmë stilin tonë të lojës.

Po të mos kishim fituar, atëherë ndryshimi do të ishtë i domosdshëm.”

3 komente në “David Silva: Spanja s’ka pse ta ndryshojë stilin e lojës”

  1. Dea says:

    Lere, lere, na keni kenaqur shume me kete stil qe keni.

    1. DREJTESI says:

      Ne fakt nuk e ka me ty Dea.
      Stilin e mire e ka per fansat e vet,jo per kundershtaret qe i rref edhe ne 2 te nates,keshtu qe ske pse kerkon tja ndrosh stilin atyre.
      Ndrysho stilin tend qe te fitosh,ok Dea?

      1. Dea says:

        Hahaha, ke kundershtar rreh ne 2 te nates?? Futbollin e bukur e pelqejne te gjithe edhe ata qe s’jane fansa te nje ekipi. Personalisht, loja spanjolle s’me ka pelqyer asnjehere, fitore te ngushta, luajne vetem ne mbrojtje, loje pa ritem. Ky eshte mendimi im dhe ti s’ke pse merzitesh fare. Mjafton qe te pelqen ty, si fans qe je, kjo ka rendesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje