Fitorja ndaj Portugalisë, një 3 pikësh i "thjeshtë"

8 Shtator 2014, 15:18Sport TEMA

Fitorja ndaj Portugalisë bëri jehonë në të gjithë botën e futbollit, teksa momenti i golit të sulmuesit Bekim Bala është stampuar në mediat më të mëdha sportive në rruzull.

Një fitore e Shqipërisë në tokën luzitane, që për momentin i jep kreun e grupit formacionit të De Biazit, diçka e provuar edhe në eliminatoret e Botërorit të Brazilit, ku djemtë tanë provuan të ishin për pak kohë lokomotiva e grupit.

E njëjta situatë përsëritet dhe për këdo që ka ndjekur nga afër skuadrën, ky rezultat në dukje surprizë nuk mund të rezultojë i tillë, raporton Sport News.

Triumfi në Aveiro është i ngjashëm për shumë arsye me atë të arritur në Oslo ndaj Norvegjisë më 22 marsin e 2013.

Jo vetëm nga fakti se rezultati është i njëjtë dhe goli i shënuar vjen nga një shkodran, por mbi të gjitha nga mënyra se si ekipi përgatiti sfidën.

Ashtu si edhe në atë periudhë, kombëtarja shqiptare e përgatiti me qetësi këtë sfidë dhe larg euforisë së zakonshme.

Në intervistat e zakonshme binte në sy besimi që skuadra kishte për të dalë me rezultat pozitiv, madje vetë Bala do të shprehej se do të tentonte të shënonte gol dhe në fund arriti të bekonte një komb të tërë.

Në një situatë që përsëritet tashmë armiku kryesor është euforia, teksa sfida e ardhshme në stadiumin e ri “Elbasan Arena” duhet përgatitur me kujdes.

Nuk do të luhet vetëm ndaj Danimarkës, por dhe ndaj euforisë së tifozerisë, medias dhe vetë futbollistëve, gjë që ka treguar se janë armiku kryesor.

Ndaj Portugalisë De Biazi guxoi dhe hodhi në fushë 4 debutues në një ndeshje zyrtare, zgjedhje që i solli rezultatin historik, por që gjithsesi për momentin nuk sjell asnjë arritje, por thjesht marrjen e 3 pikëve.

Të gjithë presin një kombëtare më të fortë me rikthimet e Mehës, Ramës apo edhe vendin e titullarit të lojtarit më në formë të kuqezinjve, Shkëlzen Gashi.

Por, historia ka treguar se kur ndjehemi më të fortë mungojnë rezultatet, duke na kthyer me këmbë në tokë dhe duke lënë prapa një shije të hidhur.

Edicioni është i gjatë dhe për të vijuar rrugën e nisur duhet shumë kujdes, duke evituar së pari euforinë, por njëkohësisht duke uruar që futbollistët e përfaqësueses të vijojnë të luajnë si titullar në skuadrat e tyre, pasi në momentin kur sezoni i eliminatoreve hyn në një fazë të rëndësishme, gjithmonë kemi hasur vështirësi për të përgatitur një formacion me futbollistë në formën e duhur.

“Unë besoj, po ti?”- Ky slogan nuk duhet të na çojë vështrimin drejt Francës, por shumë më afër, në “Elbasan Arena” ndaj Danimarkës.

Vetëm duke menduar për ndeshjen e radhës mund të bëjmë realitet ëndrrën e përbashkët, pa krijuar më parë iluzione të kota, që veç dëmtojnë punën e nisur.

20 komente në “Fitorja ndaj Portugalisë, një 3 pikësh i “thjeshtë””

  1. Murlani says:

    Fitore historike e komtares qe gezon çdo shqiptar , gol i jashtzakonshem i Bales , Shkodra eshte gjithmon fidanishte per futbollin , FSHF me qeverine duhet te i rregulloje stadiumin shkodres në duan vertete rritjen e futbollit shqiptar .

    1. vlora80 says:

      na cat k…n me shkodra shkodra,, kur fituam me greqin kishte 8 vlonjat ne formacion te pare dhe ne sthame gjysm llafi,,po ashtu dhe me rusin ne shkoder 3 me 1…nje gol beri balaj u ngrit veriu ne sulm(asist fieraku),,,po kosova ca duhet te thoj qe kishte 9 lojtare ne formacion dje????????????paskeni qene shum inferior ne pergjithesi,,me vjen keq

      1. Daja says:

        Pse 9 kosovare ishin ne formacion? Bravo Kosova !

      2. Pelasgian says:

        se ca eshte Shkodra ata e di mire Shqipnia . Na keni ca Kaaaarin ju me Velovicat e Lubonjat . Ai s’po thot gje tjeter vecse ti rregullohet stadiumi nje qyteti me tradite te vjeter futbolli nese duan te kemi rezultate .

      3. Murlani says:

        Po Kosova dhe trojet tjera shqiptare nen ish Jugosllavi jane gjysma e kombit shqiptar . Shkodra , Vlora dhe gjithe qytetet shqiptare gezojne kur fiton kombtarja kur golin e shenon cilido lojtar qe i jepet rasti fiton dhe gezon çdo shqiptar , por tifozat e futbollit kerkojne qe mos te largohet vemendja nga talentat qe ncjerr shkodra dhe mos te rrine me stadiumi i shkodres pergjysem nga njerez te papergjegjshem dhe qe nuk e duan futbollin .Te gezojme edhe ne fitoren e radhes ne Elbasan Arena .

    2. Cekici says:

      Po per zhosin zhelefina pse sjeni krenar?

    3. qytetari shqiptar says:

      te fitosh nje ndeshje nuk je i fituar .. kuq e zinjte do te jen te fituar vetem nese kalojne eleminatoret, tani per tani, siç thuhet edhe ne shkrimin e mesiperm, vetem sa kemi marre tre pike, dhe kemi zgjuar shqisat e skuadrave te tjera ne grup te cilat pas ketij rrezultati do te luajn dyfish me fort me Shqiperine, prandaj nuk ka vend per eufori dhe per lavderime, perndryshe kjo fitore do te rregjistrohet vetem si nje fitore sporadike qe nuk do te thot asgje, kete duhet ta ken parasysh lojtaret .. e dini ju se ne botror skuadrat kan patur psikolog te cilet punonin me lojtaret jo vetem per tu rritur besimin por edhe per tu ulur euforine, pra per ti vene me kemb ne tok dhe per ti bere te pergjegjshem ndaj realitetit .. ne vend qe ti lavderojm duhet te apelojm ndaj tyre dhe ti mbajm zgjuar nga rreziku i gjumit te euforise ..

  2. Liburni says:

    Sakte dhe bukur..!

  3. Jumanji says:

    Nuk mohoj dot gezimin, por zoti na ruajt nga euforia. Se nuk eshte hera e pare qe kemi bere rezultat ne nisje. Ne fakt njihen keto ne futboll, kur nje skuader me e mire, me shanset absolute per fitore peson ngerc, e ha shuplake si kjo. Edhe Gjermania ne vitet 70 apo 80 luajti me Malten dhe doli 0-0. Kjo sdo te thote se skuadra e Maltes ishte e madhe.
    Shendeti i kombetares tone do te dale ne dukje pas nja 3-4 kater ndeshjeve, atehere mund te nxirret konkluzioni, nese ishte rastesi kjo fitorja, apo me baza sepse skuadra eshte ne forme.
    Une uroj shume qe te jete kjo e fundit!

  4. Bravo djemte te futbollit,na nderuat pot turpi mbetet per Televizioni shqiptar qe e mbylli ekranin per ne emigrantet qe te mos e shohim ndeshjen por fale zemergjeresis se portugezeve qe na hapen televizioni publik te tyre ndeshjen e pame.Edhe nje here turp qe per hater te disa lekeve te fituara valet e televizionit shqiptar u bllokuan.

  5. gerti says:

    Fitore e bukur,kaq.ka disa gazetare qe thone,kujdes me euforizmin,me kembe ne toke,etj etj,budallalliqe.do jemi te gezuar kur fitojm,edhe kur nuk fitojm,futbolli eshte nje shfaqje e bukur dhe shijohet per 90min sikur dhe nje film apo teater.e vetmja gje qe na lendon,jane pamundesite per ti ofruar femijeve aktivite sportive dhe kjo ska te bej me fitoret apo humbjet e kombetares.prandaj gazetare b.thelepires te shefave tuaj,mjaft me shkrime pa kuptim,sepse futbolli eshte vec nje loje,qe here fiton e here humbet.

  6. agron gjedha says:

    nuk ishte TVSH qe ta mbylli sinjalin, por ishte digitalb qe vodhi ndeshjen nga tv portugez dhe per kete beri qe te mbyllte dhe sinjalin ne satelit. informohu me pare…jo?

    1. Agron nuk ashte e nevojshme te bej debat me ju mbaj ne nuk kemi pasur asgje ne dore por ne asnje rast TVSH nuk duhet ta mbyllte sinjalin perderi sa luan futboll kombetarja shqiptare e jo ekipe qytetesh.Dexhitalbi beri shume mire qe siguroi sinjalin dhe komentin shqip.

  7. bastexhiu says:

    si ndjekes futbolli nga mosha 8 vjec dhe si bastexhiu me i mir i shqipris po ju them qe per her te par kemi per te mar pjes ne nje evropjan, po jo se ekipi jon eshte larte. po se serbija me keq se tani nuk ka qen ketu e 25 vjet qe shoh futboll. danimarka nuk eshte ajo e brolit apo ajo danimark qe na rrahu jashte e brenda par 7 vjetesh. portugalija ka lojtar te mir dhe do te godas danimarken dhe serbin. armenija eshte nje ekip qe nuk duhet nenvlersuar se nuk ha gol dhe ka lojtar te shpejt qe luajn ne kampionatin rus. neqoftese mundim armenin brenda e mbajm barazim jasht jemi ne france mbas 2 vjetesh

    1. Genti Elbasan says:

      He super korrekt problemi yne eshte Armenia.Duhet ti mundim brenda dhe te barazojme jasht me keyo rezultate jemi te pakten ne play off

  8. bankieri says:

    Po, turp per televizionin shqiptar,qe sa filloi ndeshja,edhe ketu brenda shqiperis,per ne qe u ulem per ta pare e pame si mos me keq,shume here iku sinjali dhe kur vinte si mos me keq,turp per tvsh, ne paguajm dhe nje takse per kete lloj bicim televizioni,me nje nivel shume te ulet.

  9. prizem says:

    Shqiperia superkot, me superfat dhe me nje supergol.

  10. benbenedeti says:

    se ca do te thot shkoder shkoder dhe praaaap shkoder ate e din vetem shkodranet dhe per tifozerin e stadiumin e shkodres e din tifozat e futbollit te bukur dhe paster dhe gjith tifozat qe kan qene prezent ne ndeshjen me ruset 3-1.sikurse me ja ba mutin ne kupe grekeve….ska maaaaaa.nejse respekte tanve kudo qe te jeni o shqiptar

  11. al_man says:

    po fati eshte me shume se gjysma e punes , por qe kemi mungesa ne qarkullimin e topit ishte shume evidente, fati ste ndihmon cdo here prandaj duhet te luajne me mire

  12. blendi says:

    Duhet te mundim Danimarken meqe eshte ekipi per mendimin tim me i konsoliduar ne grup…pastaj Serbine,,,,Armenine,,,,po shpresoj qe keto tanet te luajne mire sepse e kane bo zakon qe ndeshjet e para i luajne mire,,,,pastaj i kape euforia dhe dhjesin ne gjithcka qe kane bo,,,,,Urime djema…qofshi te forte deri ne fund,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje