Zllatan Ibrahimoviç e gjen gjithmonë mënyrën që flitet për të.
Edhe pse këtë herë ka gjetur atë më të keqen.
Në minutën e 20 të ndeshjes eliminatore për Euro 2016 mes Austrisë dhe Suedisë, sulmuesi i Paris Saint Germain goditi me bërryll kundërshtarin e tij, David Alaba, me lojtarin e Bajernit që u shtri menjëherë përtokë.
Në ato momente sfida ishte e mbërthyer me shifrat 1-1, rezultat ky që mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit, me Ibrën që dha asistin e golit të barazimit të Suedisë, që u shënua nga Zengin.
Zllatan vinte në këtë ndeshje pas dopietës në miqësoren me Estoninë, dy gola të cilët e shndërruan atë në shënuesin më të mirë të gjitha kohrave në kombëtares nordike.
Ndaj Austrisë 32-vjecari edhe pse ishte në kërkim të tre pikëve për të ndihmuar skuadrën e tij ti niste mbarë eliminatoret, nuk i gjeti dot ato, por gjeti fytyrën e Alabas.
Për pak çaste bomberi suedez humbi kontrollin duke bërë një gjest aspak të hijshëm, që nuk u vu re nga arbitri kryesor, edhe pse duhet pranuar se ish- sulmuesi i Milanit, Barcelonës dhe Interit po përpiqej të mbronte topin. Por gjithsesi goditja me bërryl që i dha Alabas nuk është e pranueshme për një lojtar me eksperiencë të madhe si Ibrahimoviç.
Në fund të sfidës, Alaba autori i golit për Austrinë në këtë takim dhe i dëmtuari i madh nga ky gjest i 32-vjecarit, nuk kërkoi të polemizonte, duke shmangur cdo deklaratë të mundshme.
Ndërkohë që vetë Zllatan në sallën konferencave për shtyp me ironi u shpreh: “Më dënoni me 40 ndeshje skualifikim”.
Por, dënimin Ibra mund ta marrë nga prova televizive, edhe pse jo aq të ekzagjeruar sa u shpreh sulmuesi i Paris Saint Germain në shaka e sipër.
Cigan muti
Boll inat e kam ate pordhacin portugez, Ronaldon, por ky koshereboshi e ben ate te duket si me modesti ne bote.
Mbas”dobietes”..
jashtu…hashtu..pthuuu