De Biazi: Shqiptarët janë njerëz të mirë, të dashur dhe besojnë tek "Euro 2016"

9 Shtator 2014, 14:56Sport TEMA

Fitorja me Portugalinë e ka bërë trajnerin e kombëtares shqiptare, Xhan De Biazin, njeriun më të kërkuar në vendin e tij.

Numri një i stolit kuqezi paraqitet në intervistën e dhënë me shprehjen “andej nga ne”, duke e etiketuar veten si një “shqiptar” përpara bashkëkombasve të tij.

Fitorja me luzitanët ka kthyer vëmendjen e të gjithë botës në drejtim të tij dhe ekipit që ai udhëheq, raporton Sport News.

Shiko, andej nga ne janë të gjithë të bindur se do të kalojmë. Kjo më shqetëson.

Sepse relaksimi është në karakterin e shqiptarëve, madje më shumë sesa për italianët. Jemi në një grup horror dhe do ta ndërroja të gjithë. Nuk mjafton Portugalia, por kemi në tetor sfidat me Danimarkën dhe Serbinë. Kjo e fundit 15 vite pas luftës së Kosovës”, shprehet De Biazi.

Pas një analize të përgjithshme italiani i stolit kuqezi ndalet të tregojë për futbollin në Shqipëri, rëndësinë që ka ky sport në vendin tonë:

Futbolli është një faktor kënaqësie në Shqipëri. Ambienti e mbështet skuadrën. Pas çdo fitoreje ka shumë entuziazëm. Është një popull që dëshiron të jetojë, ndërsa djemtë në Tiranë dëshirojnë të kalojnë të tjerët për të rikuperuar kohën e humbur. Është një rini shpërthyese dhe e përgatitur, me një njohuri të jashtëzakonshme të gjuhëve të huaja”.

Më pas vëmendja dhe kërshëria e shtypit italian shkon për kombëtaren dhe grupin e kuqezinjve. De Biazi bëhet udhërrëfyesi për të treguar ambientin në të cilin punon:

Shumë nga djemtë janë të lindur jashtë Shqipërisë. Ata vijnë nga realitete të ndryshme, prindërit e tyre janë larguar për të jetuar më mirë me punë të ndershme. Për ta futbolli është një mundësi e mirë.

Por, ka edhe nga ata që zgjedhin të luajnë për kombëtare të tjera dhe dëgjoj nga prindërit e tyre, çfarë më ofron? Konsiderata ime për fanellën e kombëtares, këtë ofroj. Të tjera gjëra për të ofruar nuk kam. Sot kush lind në Shqipëri ka një shans më shumë për të studiuar dhe punuar këtu”.

Më pas jetesa në Tiranë, dhe në këtë rast De Biazi bën dhe reklamën e duhur për vendin tonë, duke ftuar italianët dhe në veçanti moshën e tretë të vizitojnë më shpesh Shqipërinë:

Në Shqipëri një pensionist italian do të jetonte shumë mirë. Peshk dhe verë për vetëm 20 euro, për një taksi në qendër mjaftojnë 3 euro. Por, aty qëndroj pak. Vetëm 4 futbollistë luajnë në kampionatin vendas, që po rritet dita ditës. Aty luajnë serbë, kroatë dhe brazilianë. Kam një aparat Digitalb dhe aty shoh të gjitha ndeshjEt, edhe pse në ndeshjen Tirana-Flamurtari u dëfreva në stadium. Unë duhet të lëviz shumë edhe në Europë për të ndjekur futbollsitët e tjerë, megjithatë për një orë e 10 minuta jam gjithmonë në Tiranë”.

Shqiptarët janë njerëz të mirë, të dashur. Ndihem shumë mirë në Shqipëri”, ka thënë trajneri italian në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”.

 

26 komente në “De Biazi: Shqiptarët janë njerëz të mirë, të dashur dhe besojnë tek “Euro 2016””

  1. Ilir says:

    Edhe tek republica edhe tek gazzetta dello sport kishte nje faqe te tere me intervisten e de blasit dhe fjale te Mira per shqiperine.gje positive ,,,duket qe de Blasi po punon shpresojme qe fati te jete me ne Kete here se kemi nevoje PER TANTO CULO Per andare in Francia 2016

    1. filan fisteku says:

      intervista eshte per Gazzetta, jo per Corriere….

    2. kingcobra says:

      Kjo ishte nje fitore komplet fati. De Biazi eshte trainier inkompetent dhe kete do ta shohim ne ndeshjet e ardhshme.

  2. sky says:

    Bravo dhe faleminderit…

  3. daku says:

    Debiazi,

    Na fut ne Europian se ta bejme statujen perballe Skenderbeut.

    Hahaha

  4. enter says:

    De Biaziiii, lexo pak Maks Velon, se ai e ka thene me mire.
    Shqiptaret jane te dashur me te huajt, por me njeri tjetrin nuk jane te mire, jane barbare, hajdute, vrases, nacionaliste te ndyre etj etj etj.

    1. adi says:

      edhe ajo ka shpjegimin e vet. Ne kemi me pak besim te njeritjetri dhe sidomos na mungon aftesia per te komunikuar me edukate. Kemi frike se edukaten na e marrin per dobesi dhe kjo con ne nje spirale energjie negative qe degjeneron deri ne dhune pa shkak

      1. bobi says:

        Komentit tuaj shume te sakte do t’i shtoja edhe inferioritetin e shqiptarve karshi te huajve…. Shume e ngaterrojne me mikpritjen por une mendoj se eshte inferioritet si pasoje e izolimit 50 vjeçar…. Tani qe vendi ka bere hapa perpara ne mardhenie me shtetet e tjera dhe qe shqiptaret shkojne apo edhe jetojne jashte deri diku lirisht besoj qe ky kompleks inferioriteti do te zhduket te brezat e ardhshem…

        1. gjithashtu malok says:

          o bobo, ne jemi inferior, dhe me e keqja eshte se brezi i ri eshte akoma me inferior. me thuaj ti njeh ndonje djale te ri qe eshte me i ri se 28 vjec dhe ka ndonje profesion ose di te beje nje pune. asnje .. brezi i ri shqiptar eshte brezi me idiot qe ka rruzulli tokesor. pervec asaj pakice te rinjsh qe kane qene te mire ne universitet dhe e kane merituar diplomen , qe eshte 1 perqind e rinise, pjesa tjeter si ata qe jane me diploma si ata qe skane shkolle jane te gjithe njesoj. sdine asgje. te gjithe thone qe duan te behen shofer, dhe rrine gjithe kohes ne internet kafe. njeh ti ndonje te ri ne shqiperi qe mundohet te mesoje ndonje zanat. njeh ndonje te ri ne shqiperi qe nuk merr leket nga prinderit per te luajtur ne kompjuter? inferioriteti nuk ka brire, keta jane inferioret.

          1. pykee says:

            ik ore ti trap zalli..
            njeh ca malok ti qe sdin te bejne asgje edhe pjesa tjeter sipas teje eshte njesoj.

    2. Mihal Grameno says:

      O Enter Grekomani,c’te duhet ty si jemi ne shqiptaret!? Ti je grek mor Pisoglenti! ?

      1. enter says:

        jo eshte e kunderta, une jam nje shqiptar qe e dua greqine dhe te gjitha vendet e tjera, dhe me neverisin shqiptaret si puna juaj

        1. Zagoriti says:

          po pra pikerisht i shitur….

  5. Murlani says:

    Po gjete talentat fitoret dhe historine do ta kemi ne çdo ndeshje Kombi jone ka shum talenta te rinje qe mund te fitojne çdo ndeshje , fitore ne çdo ndeshje .

  6. kosovari i revoltuar says:

    Rreziku me i madh eshte euforia. Kjo fitore na ka bere shume krenar. Te nxjerrim mesimin e nevojshem se si duhet luajtur deri ne sekondin e fundit . Shoresojme ne rezuktate tjera pozitive …,e sidomos kunder Serbisè. Po arrijtem ta mposhtim atë, ateher ne vertet do te jemi krenar. Forca Shqipëria….!

    1. enter says:

      Pse sidomos kunder Serbise??? Per mua ndeshja ndaj Serbise eshte njesoj si ndaj Armenise…Mos e ngaterro sportin me traplliqe nacionaliste

      1. Pelasgian says:

        sepse s’je shqiptar prandaj ! Shif ndeshjen Gerrqi-Turqi , shifi sesi ishin Kariku gerrket dhe si perfundim Karikim te madh i dha malluta Turke ( 4 ) .

  7. Armin says:

    Per Mua fitorja ndaj Portugalise ishte nje aksident i rralle. Me lojen qe beri shqiperia dhe me statistikat ne fushe loja ishte komplet ne favor te Portugezeve. Te mos mburremi kot. Ky eshte 3 pikesh dhe eshte shume i rendesishem per kualifikim por shqiperia ka vrapin e gomarit. Nga mezi i turneut eleminator dhe sigurisht nga fundi do ta shihni sa skandaloze do te jete. Ka per te dale e fundit.

  8. Pelasgian says:

    Sfida ndaj Serbise eshte si me qene tu fitu Kupen e Botes nqs ju o djema bashk me ty o Gianni do fitoni ne Beograd ! Kjo eshte sfida me e madhe per kombtaren mbas asaj te 2004 ku shka…perdhyem Gerrqine .

    Ndeshja e kthimit ne Elbasan varet nga vazhdimsia e rezultateve . Nqs jemi jashte aritmetikisht per mu ndac te fitojne ndac mos te fitojne ne Elbasan . E RENCISHME ESHTE QE TE SHKAP…ERDHEJME SERBINE NE BEOGRAD SI I MADHI SOKOL KUSHTA !

  9. 56kicp says:

    epo domosdo!
    shqiptaret hapen bythsh ke te huajt,sidomos italjan,kurse njeri tjetrit i nxjerrin syt si katilat!
    apo nuk lejm mendjen e kres femnat shqiptare per Kari amichi….. dhe hjekin breket fare dit e nat
    sic duket e paska shiju mir shqipnin shqiptaret dhe shqiptareshat ky Karo amiko italjono!
    brravo!

  10. berati says:

    O miku I mire De Biaz. I had dream, gjithmone kam enderruar per Shqiperine ne kupen e europes. Si brez I vjeter I rritur me futbollin e viteve 80 ne shqiperi dhe si patriot po te them se po fituam nje kupe europe te pakten, do ta bejme bustin ne krah te skenderit.

  11. rita says:

    Bravo @Pela-sgjian, ti përfaqëson “elitën” kulturore të shqiptarëve, racën e “kulluar Ariane”, duke “përdhunuar” çdo ditë gjuhën e shkretë shqipe…(???!!!)

  12. liu says:

    peshk dhe vere per pensionistin italian kurse per shqiptarin nje kafe turke mezi e ble

  13. erghalhasdfl anticensurë says:

    ne kemi besuar dhe tek “çeku i bardhë”,tek “niveli zero”,bile besojmë dhe tek “fluturon gomari”!!fituam një ndeshje qyl dhe tashti e mendojmë veten kampionë europe!!
    një ndihmë të madhe jep dhe tio o xhani pri italie,që humb a fiton e merr rrogën e majme!!
    ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje