Gashi, lojtari më i mirë në Zvicër

10 Shtator 2014, 15:08Sport TEMA

Nuk u aktivizua për asnjë minutë në fitoren e Aveiros por në Zvicër e çmojnë si një nga lojtarët më të mirë të ampionatit vendas. Ai është sulmuesi i Baselit, Shkëlzen Gashi, i cili është votuar si lojtari më i mirë i kampionatit helvet nga lexuesit e prestigjozes, “Blick”. Shqiptari i kampionëve në fuqi ka marrë 46.8 % të votane virtuale duke lënë pas bashkëkombasin e St. Gallen, Albert Bunjaku me 16.5 %, i cili përfaqëson kombëtaren e Kosovës dhe Davide Chiumienton e FC Zyrich me 16.1%.

Një tjetër lojtar me origjinë shqiptare në listë është edhe Berat Sadiku që mban të veshur fanellën e FC Thun. Ai renditet në vendin e pestë të klasifikimit me 6.4 % të votave. Ky sondazh konfirmon edhe një herë peshën e madhe që Gashi ka në kampionatin zvicerian ku sezonin e shkuar fitoi trofeun e shënuesit më të mirë. Nga ky kampionat, në kombëtaren e drejtuar Gianni De Biasi vijnë edhe Lenjani që aktivizohet me St Gallen, Kukeli me Zyrich, Taulant Xhaka me Basel dhe Amir Abrashi me Grasshopers.

3 komente në “Gashi, lojtari më i mirë në Zvicër”

  1. DREJTESI says:

    Gashi ne ndesghjen e Portugalise nuk u aktivizua per faktin se moduli i lojes ishte per mbrojtje. Ne ndeshjen e radhes,me Danimarken do aktivizohet dhe atje do tregoje vlerat e tij.

  2. tani i mamit says:

    Prestigjozja “Blick” shkruan tema? Opo ju keni iku per lesh, ku e gjeti “Blick” prestigjin?
    Po ju me Mero trimin S class 500 jeni shume here me keq.

  3. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Shkruaj ndonje fjale te mire per keta djem qe nderojne kombin tone, e mos u merr me vleresime agjensishe apo gazetash, o tani i mu..t ( mamit ,desha te shkruaj)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje