Blick: Shqipëria, shumë shpejt më e mirë se Zvicra

10 Shtator 2014, 15:28Sport TEMA

Kombëtarja shqiptare ka befasuar të gjithë me fitoren e shënuar ndaj Portugalisë (0:1), në ndeshjen e parë për kualifikimet e Euro 2016.

Madje, tabloidi zviceran, Blick, i ka kushtuar një shkrim Kombëtares shqiptare, pas fitores historike në Aveiro. Sipas tyre, ekipi i drejtuar nga Xhani De Biazi shumë shpejt do të bëhet më e mirë se Zvicra.

Blick ka përmendu faktin se pesë lojtarë me shtetësi zvicerane (Shkëlzen Gashi, Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Ermir Lenjani dhe Burim Kukeli) janë pjesë e ekipit kuqezi dhe janë shpresa e Shqipërisë për kualifikim në “Franca 2016”.

Blick ka shkruar se pesëshja e lartpërmendur shumë lehtë mund të mbrojnë edhe ngjyrat e Zvicrës. Por, lojtarët e lartpërmendur mendojnë se ekipit kuqezi i duhet ende punë për ti kaluar helvetikët.

“Për të qenë më të mirë se Zvicra, një fitore kundër Portugalisë nuk është e mjaftueshme,” ka deklaruar Abrashi. Kurse Burim Kukeli thotë se “ne jemi ende në fillim, kanë një rindërtim të ekipi, kjo merr kohë”, raporton Express.

Ndërsa edhe Emir Lenjani është realist: “Ne ende nuk jemi aq të mirë sa Zvicra. Por jemi në rrugën e duhur. Tani është e rëndësishme që ne të harrojmë triumfin kundër Portugalisë në ndeshjen e ardhshme.”

8 komente në “Blick: Shqipëria, shumë shpejt më e mirë se Zvicra”

  1. fieraku4u says:

    SE SA TE MIRE JAN CUNAT E KOMBETARES, DO TA TREGOJN NE NDESHJEN E RADHES KUNDER DANIMARKES NE SHQIPERI…PO FITUAM KETE NDESHJE ATEHERE ME TE VERTET DO THEM SE DOLEM NGA LLUMI.

  2. shqip says:

    Faleminderit shume djema!

  3. Genti says:

    Jan me kembe ne toke dhe me mend ne koke ktea djem. Qe nga deklaratat duke, mbaj mend para ca vitesh frazat standart: do luajme te kenaqim publikun duam nje rezultat pozitiv me fitore hahhahaha

    Keta jane profesioniste URIME.

  4. polisi says:

    Nga artikulli i holla nje sy lle muduk shqiperia dobehet memir se zvicra mube qefi kujtova se bente fjal per anen ekonomike saper futbollin dalim te paret lle perfundojm te funit

    1. DREJTESI says:

      polisi:

      Ik ore meso shqip! Me lodhe duke te lexuar dhe asgje nuk kuptova.
      Gjuha shqipe,cdo shkronje e kerkon ne vendin e vet,jo kot me kot.

      1. Andon says:

        Hahaha
        Ka shume qe e ngaterrojne “LL” me “DH”

  5. jeta says:

    ju lumte djema na bete krenar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje