De Rosi, më i paguari në Serinë A

10 Shtator 2014, 15:13Sport TEMA

Daniele De Rosi vazhdon të jetë lojtari më i paguar në Serie A, para dyshes argjentinase Gonzalo Higuain dhe Karlos Tevez.

Roma e shpërbleu De Rossin me kontratë të re në vitin 2012 duke i ofruar 6.5 milionë euro në sezon jashtë taksave, për të shmangur kështu interesimin e një varg klubesh angleze për të.

Napoli arriti të joshë Higuain nga Real Madridi verën e kaluar duke i premtuar 5.5 milionë euro në vit, një milionë më shumë se sa merr Karlos Tevez te Juventusi, raporton Telegraf.

Mario Gomez këtë sezon do të shpresojë ta arsyetojë pagën prej 4.24 milionë euro në vit te Fiorentina pas sezonit të kaluar të goditur nga lëndimet. Ndërkohë, përforcimi i ri i Milanit, Fernando Torres, me 4 milionë në sezon rreshtohet krahas Xhanluixhi Bufon (Juventus), Filip Mekses (Milan) dhe Arturo Vidal (Juventus).

Andrea Pirlo mbyll top listën e më të paguarve në kampionatin italian, me 3.8 milionë euro në vit, që është 300 mijë më shumë se bashkëlojtarët e tij të Juventusit, Fernando Lorente, Klaudio Markizio, Xhorxhio Kielini, dhe mesfushori i Milanit, Rikardo Montolivo.

Ja lojtarët më të paguar në Serie A:

Daniele De Rossi (Roma) – 6.5 milionë euro në vit

Gonzalo Higuain (Napoli) – 5.5 milionë euro në vit

Karlos Tevez (Juventus) – 4.5 milionë euro në vit

Mario Gomez (Fiorentina) – 4.25 milionë euro në vit

Xhanluixhi Buffon (Juventus) -4 milionë euro në vit

Filip Mekses (AC Milan) – 4 milionë euro në vit

Fernando Torres (AC Milan) – 4 milionë euro në vit

Arturo Vidal (Juventus) – 4 milionë euro në vit

Andrea Pirlo (Juventus) – 3.8 milionë euro në vit.

2 komente në “De Rosi, më i paguari në Serinë A”

  1. Mos. says:

    face de merda. Prandaj do te deshtoje Italia se paguan vetem bucet e veta.

  2. VforVendetta says:

    Pse ca te paguaje bucet e huja??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje