Shqipëria është sensacioni i javës futbollistike. Këtë herë titulli nuk është fryt i pasionit gazetaresk, apo euforisë subjektive që rrethon deri diku natyrshëm kombëtaren kuqezi, por evidentim i një faqeje që konstaton në mënyrën më të paanshme të mundshme, asaj të UEFA-ss.
Artikulli, Pick of the week, zgjedhja e javës në futboll ku kalohet në revistë raundi i parë i eleminatoreve France 2016, në faqen zyrtare të qeverisë së futbollit europian, fillon pikërisht me Shqipërinë që konsiderohet si skuadra e javës.
Nuk është pak apo jo, madje një titull i tillë do të ishte konsideruar guxim i tepruar, apo jashtë realitetit i shkruar nga një dorë shqiptare, por ja që dicka të tillë e bën UEFA, që e argumenton këtë përzgjedhje me suksesin e papritur të Shqipërisë, që nuk ngurron ta etiketojë si një fitore sensacionale.
Madje duke sjellë dhe deklaratat e shkurtra të kapitenit Cana apo trajnerit De Biazi, natyrisht pa harruar golin spektakolar të Bekim Balajt.
Fitorja e kuqezinjve në Aveiro konsiderohet si surpiza më e madhe e një jave ku befasitë nuk munguan në shumë prej ndeshjeve të luajtura.
Për të vijuar më tej me panoramën e javës futbollistike të UEFA-s, si lojtari i javës është përzgjedhur Deni Uellbek i Anglisë, me blerjen më të re të Arsenalit që vendosi me dygolëshin e tij fitorjen e “Tre Luanëve” në Zvicër,
Mposht Bekim Balajn për golin më të bukur të javës, siipas UEFA-s, Aiden MekGredi i Republikës së Irlandës, me golin që i dha fitoren skuadrës së tij në skadimin e kohës së rregullt ndaj Gjeorgjisë.
Si moment për t’u vënë në dukje spikat përfundimi i pritjes prej plot 92 minutash pa gol të Qipros në ndeshjen me Bosnjën, ndërsa si ndeshja e javës vlerësohet ajo mes Republikës Ceke me Holandën.
Të gjitha detaje të rëndësishme, por padyshim për shqiptarët, jo aq sa fakti që përfaqësuesja jonë këtë herë është skuadra që kryeson, edhe në vlerësimin mediatik të UEFA-s.
Krenar per kta djem!
Boooooooooooo sa po fryheni me propaganda te tilla. Kujdes pastaj mos ktheheni ne dhi te zgjebosura.
Boll me, nje fitore ishte dhe kaq.
Te shikojme nese cunat do na japin kenaqesi te tjera.
Flm cuna!na bete te lumtur,dhe kjo eshte e gjitha!ska jete te lumtur,por momente te lumtura edhe ky ishte I tille!
bravo cuna ;;; na dhate fierte te gjitheve shqipareve ne bote ;;;ti enter qe flet idiotizma ;;;; ja xheloz ose je grek ;;;; forza albania ;; albania piace ; ; on vous aimes ;;; merci rragazi ;;;
Nje komb nje kombtare!
po duhet te festojm dhe te shijojm ket fitore por ne ndeshjen me danimarken te hyjm ne fush sikur kemi humb me portugalin se ashtu fitojm e mbani mend para 2 vitesh na mundi islanda 2 me 1 ne tiran mas 4 ditsh mundem sllovenin me gol te odise roshit pra ne cdo ndeshje te hym ne fush sikur e kemi humbur ndeshjen paraardhse po deshme me shkua ne franc mos te kenaqemi vec me fitoren ndaj portogalis se ne shqiptaret kenaqemi me pak pra te behemi 1 her si gjermania qe lufton deri ne fund para shqipria
Kemi talenta plot
http://youtu.be/ptVA5phXNkg
Sa do kenoqem kur te na i grisi serbi pantallonat ne elbasan arena. Se kaq e kemi ne fillojme hapemi bythesh si tha De Biazi edhe me Ronaldon ne fushe do i kishim rraf kuptohet kur mbaroi ndeshja dhe Ronaldo nuk ishte ne fushe.