Fabio Kapelo mendon se Bajern Mynih dhe Çelsi janë favoritë për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve këtë sezon.
Ish-skuadra e Kapelos, Real Madridi, fitoi Ligën e Kampionëve në muajin maj, duke mposhtur Atletiko Madridin në finale, por Kapelo nuk pret një përsëritje të suksesit të skuadrave spanjolle edhe sezonin e ri, raporton Telegraf.
“Për Ligën e Kampionëve shoh Bajern Mynih dhe Çelsin mbi të tjerët, edhe pse edhe skuadrat spanjolle mbeten të rrezikshme.
Me gjithë sinqeritetin, skuadrat italiane janë lehtësisht inferiore, edhe pse ne pamë me Atletiko Madrid, se uria dhe motivimi mund ta bëjnë diferencën”, ka thënë Kapelo për Sky Sport Italia.