Dhuna në sport, propozohet forcimi i masave

15 Shtator 2014, 18:02Sport TEMA

Komisioni Kombëtar Kundër Dhunës në Sport, është mbledhur sot, nisur nga dhuna e ushtruar në ndeshjen e kampionatit Kombëtar Vllaznia-Tirana, ndërsa ka rekomanduar një sërë ndryshimesh lidhur me masat për ngjarje të tilla.
 
Përmes një komunikate për shtyp, evidentohen 4 propozime për forcimin e masave ndaj shfaqjeve të dhunës nëpër ambientet sportive në vend. Kështu mes propozimeve Komisioni Kombëtar Kundër Dhunës në Sport kërkon ndërhyrje në kuadrin ligjor për ashpëqrsimin e masave, që mund të shkojnë nga gjobë deri në ndjekje penale.
 
Po ashtu kërkohet forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit, Federatave Sportive, klubeve dhe pushtetit vendor. Po ashtu Komisioni kërkon edhe forcimin e masave të sigurisë në ambientet sportive.
 
Një tjetër pikë e propozuar është edhe ajo e krijimit të një zyre që të monitorojë tifozët , marrëdhëniet midis tyre, dhe evidentimin e personave të dhunshëm.

Në mbledhjen e zhvilluar, krahas të tjerëve i pranishë ishte edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi.

Më poshtë të gjitha pikat e propozuara nga Komisioni Kombëtar Kundër Dhunës në Sport:

1. Ndërhyrje në kuadrin ligjor për ashpërsimin e masave ndaj shkaktarëve të dhunës si dhe ndaj organizatorëve për mosveprim të tyre. Kjo të shoqërohet me masat si më poshtë: 
– për personat që prishin rendin dhe qetësinë në ambientet sportive  me  gjobë deri në 500.000 lekë. 
– në raste të rënda edhe me ndjekje penale. 
– ndalimi i hyrjes në të gjitha mjediset sportive për një periudhë jo më pak se 1 (një) vit. 

2. Forcimi i bashkëpunimit midis Policisë së Shtetit, Federatave Sportive, klubeve dhe pushtetit vendor. 

3. Forcimi i masave të sigurisë në mjediset sportive, të përmirësohet infrastruktura, personeli i  sigurisë, vendosja e kamerave, detektorëve, etj. 

4. Të  krijohet një zyrë që të monitoroje tifozët , marrëdhëniet midis tyre, të skedojë elementet e dhunshëm në stadiume dhe me pas në bashkëpunim me policinë e shtetit të veproje për parandalimin e tyre 

3 komente në “Dhuna në sport, propozohet forcimi i masave”

  1. spartan says:

    –DUHEN MASA SHUME TE RREPTA PER -DHUNUESIT-TE QUAJTUR NGA PUBLIKU-SPORTIV-ME TE DREJTE- DHUNUES-KRIMINELO-NAZISTE-QE ME PAS TE GJITHE -SPORTDASHES-LOJTARE- TRANJERE -GJYQTARE-TE NDJEKIN TAKIMET- TE LUAJNE DHE TE GJYKOJNE TE QETE-PERNDRYSHE- KRIMI- I DHUNES- MUND TE MARRE -ARRATINE-DERI NE -GODITJE-FATALE VDEKJEPRURSE-(nen -terrorrin-e-kriminelve- dhunues -neonaziste- te ushtruar ne disa stadjume te vendit-tone-per shume vite me rradhe–vdekja– per persona te ndryshem (sportdashes-tranjere-gjyqtare apo tifoze miq- ka qene fare -prane-).-E KAM THEKSUAR EDHE ME PARE SE –ELEMENTET E DHUNSHEM– NE STADJUMET SHQIPTARE -JANE ME –GISHTA– DHE MUND TE- IZOLOHEN- FARE LEHTE-DUKE ARRITUR-DERI NE PERJASHTIMIN E TYRE PERGJITHMONE NGA NDJEKJA E NDESHJEVE TE FUTBOLLIT -APO KUJTDO SPORTI QOFTE-MADJE TU VIHEN GJOBA MARAMENDESE – NGA -500.000 LEKE-TE VJETRA DERI NE ATO TE REJA–APO EDHE TE NDIQEN PENALISHT-KU DENIMI TE JETE NGA-1-6-MUAJ-BURG- -PER –USHTRIM- TE PARAMENDUAR- TE -KRIMIT TE DHUNES-.-VETEM KESHTU DO TE KEMI QETSI TE PERHERSHME NE FUTBOLLIN SHQIPTAR-QE CESHTE E VERTETA DERI ME SOT NE DISA STADJUME-ESHTE–NEN KTHETRAT E KETIJ -KRIMI-DHUNUES-DHE -TE DISA-KRIMINELVE-MONSTRUOZE-…

  2. argenti says:

    Kur dhuna blihet me para pse duhet te luftohet ?

  3. Murlani says:

    Kur te zbatohen regullat per te gjitha skuadrat pjesmarrese ne gare , dhe denimet nga komisonet e disiplines te jene te drejta dhe te pa anshme dote kemi futboll pa dhune .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje