Bajerni i Mynihut ka ndërmend të rikthehet shumë aktiv në merkaton e janarit, për të vënë nën urdhrat e Pep Guardiolës një lojtar cilësor për mesfushën.
Nga Gjermania raportohet se kampionët e Bundesligës janë gati të ofrojnë Arsenalit 40 milionë euro për shërbimet e Mesut Ozil, i cili ka kontratë me topcinjtë deri në verë të vitit 2018, raporton Sport News.
Lojtari i kombëtares gjermane duket se nuk ka krijuar impaktin që pritej te skuadra londineze, që një vit më parë e shkëputi nga Reali i Madridit për thuasjë 50 milionë euro.
Transferimi i mundshëm i turko-gjermanit në “Allianz Arena” pritet të ketë një efekt domino te klubi gjerman.
Prania e Ozil në skuadër do t’i mbyllte hapësirat në formacionin e parë Xherdan Shaqirit, që në mënyrë të pashmangshme do të kërkonte një destinacion të ri.
23-vjecari i përfaqësueses së Zvicrës mund të transferohet te Juventusi, skuadër që e kërkoi me ngulm, edhe gjatë merkatos së verës.
Gjithsesi, për momentin këto lëvizje janë vetëm në kuadër të zërave, pasi që gjithcka të bëhet realitet duhet të presim muajin janar.
Aha , hajde se kemi peshke per dark por peshku eshte ne det dhe tigani ne zjarr