Filipo Inzaghi bëri një start fantastik për sezonin e ri të Milanit dhe për këtë nuk ka askush dyshime.
Por, nga ana tjetër, zyrtar e shoqërisë kuqezi vazhdojnë të punojnë për të zgjidhur përfundimisht çështjen “Sedorf”, pasi holandezi dhe klubi italian janë ende larg në qëndrime pas shkarkimit.
Në datën 9 qershor ish- mesfushorit iu komunikua zyrtarisht largimi nga stoli dhe që nga ajo ditë janë bërë shumë pak hapa përpara për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate.
Milani duhet t’i paguajë rregullisht të gjitha paratë e parashikuara në kontratë deri në vitin 2016, me 2.5 milionë euro në sezon, çka do të thotë se shoqëria ka detyrime që shkojnë deri në vlerën 5 milionë, ndërsa Sedorf nuk ka ndërmend të heqë dorë nga asnjë qindarkë.
Sipas “Gazzetta Dello Sport”, çështja mund të shkojë në gjykatë, edhe pse të dyja palët dëshirojnë që t’i evitojnë togat e zeza.
Zgjidhja më e mundshme është që Sedorf të gjejë një pankinë të re, që t’i ofrojë një shumë të përafërt me atë që Milani i ka fiksuar në kontratë.
Por ky mund të rezultojë një mision i pamundur, pasi 2.5 milionë euro në sezon është një luks që pak shoqëri mund t’ia lejojnë vetes, raporton Sport News.
38-vjeçari i dha fund karrierës si futbollist disa muaj më parë duke u larguar nga Botafogo për të marrë drejtimin e Milanit, por dështimi i objektivit për kualifikim në Europë bëri që drejtuesit e shoqërisë kuqezi ta zëvendësonin me ish- sulmuesin Filipo Inzaghi.
hallall ti maresh deri ke qindarka e fundit.
e po mire eshte e drejte kur nuk ke haber nga tranjeri te maresh kaq leke