Gardiani prishtinas i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, beson që ‘shqiponjat’ do të fluturojnë në ‘EURO 2016’-ën e Francës.
Ai thotë që shqiptarët do ta kenë Kombëtaren e tyre në Kampionatin Evropian 2016, që do të mbahet në Francë.
Në një prononcim për gazetën Arena, ish-portieri i 2 Korrikut, që ka fluturuar me hapa të mëdhenj në karrierën e tij dhe mbron tani portën e Lacios, është shprehur se ai me shokë deshën vetëm fitoren në Portugali.
“Ne hyjmë në çdo ndeshje për fitore. Duke e marrë parasysh që Portugalia është një përfaqësuese e fortë dhe që luante në shtëpi, shumica kanë qenë të kënaqur me barazimin, por jo ne.
Ne besuam te fitorja dhe e arritëm”, deklaroi Berisha për gazetën Arena.
Ai nuk mjaftohet me fitoren historike që djemtë kuqezinj arritën në Lisbonë, pasi mendon se ballafaqimet e ardhshme kërkojnë edhe më shumë angazhim nga futbollistët që veshin fanellën kuqezi.
Avashni avashni se mos ju bien pendet rruges
Fjalet e tua ne vesh te perendise mer cun. Por vetem nje ndeshje keni luajtur, keni rruge te gjate. Para se te jepni deklarata do ishte me mire ti perkushtoheni lojes.
etrit dhe jo besart berisha … .
bravo cuna ;;; na nderuat por boni kujdes ;;; duhet stervitje dhe seriozitet ;;; pune qe tja arrini ;;mos leshoni dhe shpresojme te fitoni ndaj danimarkes dhe barazim ne Beograd;;
Berish mos u fry shume se ne ndeshjen me portugaline 50% te ndihmoi fati. Disa topa pothuajse ne kuadrat ti nuk levize fare. Sikur te ishin pak brenda ti as po levizje fare.
berisha i mrekullueshem.