Ish-kapiteni i Gjermanisë, Mikael Balak, beson se Mesut Ozil ka bërë gabim duke nënshkruar për Arsenalin. Sipas tij, Ozil duhej të kishte luftuar për të mbetur te Real Madridi.
Ozil u rikthye nga Brazili këtë verë si fitues i Botërorit, por ka dështuar të tregojë perfomranca të mira me “Topçinjtë”, raporton Telegraf.
Ai dështoi edhe njëherë në disfatën e të martës kundër Borusia Dortmund.
“Çfarë ndodh me të? Nuk e di. Duhet të ketë diçka prapa, pasi koka e tij është pothuajse poshtë, gjendja fizike nuk po përmirësohet edhe me medaljen e kampionatit botëror në xhep.
Vërtet nuk e di se çfarë ndodhi vitin e kaluar kur ai shkoi nga Madridi te Arsenali. Një lojtar si ai me aftësitë e tij duhet të kishte provuar të qendronte më gjatë te Real Madridi.
Ky është mendimi im”, ka thënë Balak për Sky Sports.
ik mor deshtak lojtari me deshtak ne bote ,ozil fitoj kupen e Anglise po ndimon ekipin ,nuk ka rendesi ndeshje grupi Arsenal do te kualifikohet nuk e diskuton ndonjehere,dhe do jet pretendent ke per te pare