Ibra: Po, jam unë “Biri i Zotit”!

18 Shtator 2014, 15:33Sport TEMA

Në një nga tribunat e “Amsterdam Arena”, ku Ajaksi i Amsterdamit barazoi 1-1 me Paris Saint Germain, ra në sy një banderolë ku shkruhej: “Mirë se u ktheve bir i Zotit”, që i referohej njërit prej lojtarëve të kampionëve të Francës, që në të kaluarën ka qenë pjesë e harkëtarëve.

Por, për cilin bëhet fjalë? Për Maksuell, Van der Vil apo Zllatan Ibrahimovic? Dilemat i shuan vetë gjiganti suedez, i cili pas takimin pohoi se ai mesazh i ishte drejtuar pikërisht atij:

“Sigurisht që ajo banderolë ishte për mua. Rikthimi në këtë stadium ishte dicka e vecantë, ishte një mbrëmje e mrekullueshme.”

12-vjet më parë Zllatan debutoi në Champions League me Ajaksin, skuadër të cilën tashmë e sfidon si kundërshtare në fazën e grupeve, duke mbrojtur ngjyrat e Paris Saint Germain.

Pasi dështoi të shënonte në Amsterdam Arena, 33-vjecari shënjestron Barcelonës, me të cilën ka llogari të hapura:

“Tani PSG duhet të reagojë dhe të marrë pikë ndaj Barcelonës. Do të takohemi pas dy javësh.”

Mesazhi, qoftë nëpërmjet një batutë, është i qartë.

Zllatan kërkon të hakmerret për eliminimin e Paris Saint Germmain nga katalanasit në sezonin 2012-2013 në cerekfinalet e kompeticionit vetëm falë golin në fushën kundërshtare.

 

5 komente në “Ibra: Po, jam unë “Biri i Zotit”!”

  1. futja kot says:

    Ti je nje cigan muti,bir k…. ja cfare je ti o plehre lojtar.

  2. Cke-mer-dele says:

    Po pse e sha mer rracist muti , merr vesh nga futbolli ti apo jo. Ibra eshte nje nga lojtaret me te mire ne bote , spektakolar me veprimet e tij ti merresh me origjinen e tij , po ti nga je mer tyc ?

    1. futja kot says:

      Une jam andej nga flitet dhe shkruhet shqip o ti dele a cfare m… je, shpreha nje opinion timin e nuk te kerkova ty mendim .Ti nuk di shqip dhe jep mendime per futbollin, ik mbush barkun me buke .

  3. arta says:

    Jo më kot e ke nofkën FUTJA KOT.Se vërtetë ja ke futur kot, nuk është aspak cigan (edhe po qe nuk ka asnjë gjë të keqe, a nuk jemi të gjithë njerëz? racizmi nuk ka brirë, kështu fillon). Zllatani është i lindur nga prindër jugosllavë (Kroaci+Bosnje) dhe nuk e di pse harxhon energji duke folur keq për një lojtar klasi dhe që s’të ka bërë keq. Pse shfryni këtu? Nëse keni gjë me vehten më mirë dil në natyrë dhe përpiqu të rregullosh frymëmarrjen, ose thuaj një fjalë të mirë. Mbase ke nevojë për ilace por të marrësh ilace nuk është se ndjehesh mirë, por të ndjerit mirë është ilaci më i mirë. Ji pozitiv ndaj të tjerëve nëse do që dhe të tjerët të mendojnë pozitivish për ty.

  4. blendi says:

    Eshte lojtar klas pavaresisht origjines,,,,edhe neve qe jemi shqiptare ka qe nuk na duan,,,,na paragjykojne qe ne start,,,,e kane gabim,,,,keshtu qe behet mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje