Krujf dhe Bekenbauer: Barça, gjithmonë më lart se Bajerni

19 Shtator 2014, 15:03Sport TEMA

Legjenda e Barcelonës, Johan Krujf, këmbëngul se katalanasit do të jenë gjithmonë një skuadër më e madhe se kampionia e Bundesligës, Bajerni i Mynihut.

Bajerni dhe Barça kanë qenë dy nga forcat dominuese të futbollit europian në vitet e fundit, me bavarezët që kanë arritur tre herë në finalet e Champions League në 5 sezonet e kaluar.

Por, gjithsesi Krujf beson se Barcelona do të jetë gjithmonë më e madhe se ta:

“Globalisht, Barcelona është një klub më i madh se Bajerni i Mynihut.

Në Amerikën e Jugut përshembull, të gjithë ndjekin Primera Division.

Barcelona është shumë më e madhe se Bajerni në ato anë, dhe gjithmonë do të jetë kështu”.

Ish ylli i Bajernit, Franc Bekenbauer ndan të njëjtin mendim me holandezin, duke nënvizuar se Barcelona ka një histori më të madhe se kampionët e Gjermanisë:

“Bashkohem me mendimin e Krujf, Barcelona tradicionalisht është një skuadër lider në aspektin global.

Barcelona ka patur disa skuadra legjendare që në vitet 30 apo 40, ndërsa Bajerni arriti realisht majat vetëm që nga 1965”.

Krujf më pas argumentoi se trajneri aktual i Bajernit, Pep Guardiola është një trajner më i mirë se shefi i Çelsit, Hoze Murinjo:

“ Aftësia e Pep për të kthyer edhe problemet në avantazhe është tipike për të si trajner.

Ai sipas meje është një ndër trajnerët më të mirë në botë.

Unë nuk kam asnjë dyshim që Pep është një trajner më i mirë se Murinjo.

Pep synon ta përmirësojë futbollin dhe e çon skuadrën e tij në një tjetër nivel.

Ndryshe nga Murinjo, ai ka luajtur para 100 mijë tifozëve.

Loja në përgjithësi është e rëndësishme për të.

Për Murinjon gjithshka që ka rëndësi është skuadra e tij, cilësitë e saj dhe mentaliteti i tij”.

 

 

11 komente në “Krujf dhe Bekenbauer: Barça, gjithmonë më lart se Bajerni”

  1. futja kot says:

    Eshte klub me mediatik kane dashur te thone keta 2 kokat e medha.

    1. mo agron says:

      …tamam sic ke pseudonimin…futja kot…

      1. futja kot says:

        Ik futi ndonje dhalle o palle se nuk merr vesh nga futbolli ti,Barcelona para Messit ishte zhdukur nga radaret e futbollit te rendesishem europian,edhe tani nuk eshte se po ben cudira,heren e fundit qe u perplasen me Bajernin te gjithe e pame si mbaroi apo jo.

  2. cke-mer-dele says:

    O FUTJA KOT

    Pse na caro nervat o rob qe merr fryme kot e nuk kupton asgje , o sylesh

    Barcelona eshte Universiteti boteror i futbollit ,ku cdo femije te riu te talentuar i jepet mundesia te luaje me nje nga ekipet qe ka praktikuar futbollin me te bukur ne bote, po njerez si ty duhet ti lesh ne shpella e jo me te perdoresh internet e te shikosh futboll o njeri negativ.
    Barcelona eshte perfaqesuesi i UNICEF ne bote

    1. futja kot says:

      Nuk ishte fjala kush eshte ekipi me bamires o ti dashi pa brire,jane ambasadore te Unicef po i fusin edhe ndonje evazion te lehte fiskal sa here hyjne ne merkato.Je shume i tensionuar o cjapo,futi nje dush dhe dil ne ajer te paster se na rruajte k….me keto komentet e tua.

  3. Egi says:

    Po ky Mou edhe me Interin e lodhur e zgerlaqi Pep(-inon) e Barces me duket mua….

  4. Lukas says:

    te jesh profesionist e te lesh gjurme ne futbollin boteror, ne radhe te pare duhet te jesh njeri…Murinjo, per sa i perket kultures,eshte nje ordinier e peshtire

  5. Skenderbeu says:

    Ju mund te flisni cfare te doni dhe si mbas oreksit por Murinjo eshte Gjeneral.

  6. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Guardiola ,nuk duhet qe ti heq me te miren BAYERNIT ,SHPIRTIN GJERMAN kembengules ,por ky Bayern eshte shume e shume i dobet krahasuar me Legjendaret e ’72-74 ,ku edhe sic e kam cekur i ka dhene ekipit 3 Kupa Kampionesh rresht 1974-1975-1976,kurse ,
    1-Sep………….Mayeri
    2-Paul…………Breitneri
    3-Gogs ………..Shvarcenbeck
    4-Franc………..Beckenbauer
    5-Uli …………Hoenes
    6-Gerd…………Muller .
    Po keta korifej ishin ata qe i dhane Gjermanise Kupen e Botes dhe Kupen e Europes .
    Sot u ktheva nga vendi yne dhe tanii po hedh refleksionet e mia .

  7. Arjan says:

    Bayern eshte skuader me e forte se barcelona ,Barcelona po ndihet keto 10 vitet e fundit sepse ka Leo mesin nje nga lojtaret me Te mire ne bote , pa te do Ishte ekip si gjithe Te tjeret.

  8. albi says:

    i paska rene ne koke….dhe e ka gjet arsyen : Ne Ameriken e jugut thote, te gjithe shohin Primera Division….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje