Shifër rekord borxhesh për Realin, 602 milion euro

20 Shtator 2014, 16:23Sport TEMA

Një borxh rekord që kap shifrën e 602 milionë eurove, 51 milionë më shumë se një vit më parë, që përkthehet me një rritje 11.3%.

Reali i Madridit mund të hyjë në një krizë të thellë financiare për shkak të borxheve ndaj bankave dhe kreditorëve të ndryshëm, si dhe ndaj klubeve spanjolle dhe europiane, raporton Sport News.

Nga kjo shumë maramenëse, 361 milionë duhet të shlyhen në një kohë të shkurtër, ndërsa pjesë e mbetur brenda 2 viteve të ardhshme.

Këto shifra do të bëhen zyrtare në Asamblenë e Aksionarëve Madridistë që do të mbahet këtë të dielë.

Presidenti Florentino Perez rrezikon të përballet me kritika të ashpra, sepse, sipas analistëve ekonomikë, rrezikohet e ardhmja e klubit me të suksesshëm spanjoll.

Sikur të mos mjaftonin këto shifra, grupimi i tifozëve “Ultras Sur” ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste, ku do të kërkohet dorëheqja e Perez.

Kjo kërkesë rrezikon të shoqërohet me trazira, ndaj dhe janë shtuar masat e sigurisë me më shumë forca të rendit që do të jenë të angazhuara për mbarëvajtjen e Asamblesë.

4 komente në “Shifër rekord borxhesh për Realin, 602 milion euro”

  1. futja kot says:

    Pse si perjashton Platini nga kupat e Europes keta borxhlinjte apo se jane Reali,me para borxh dhe me ble lojtare nga 100 milione euro edhe ndonje ekip i fshatrave tane e fiton Championsin.

  2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Vrapi i cmendur per te kapur “MIJUSHET e BARCELONES ” ,e ka bere ket klub ndyresirash qe te harxhoje miliarda vetem per te marre sherbimet e majmuneve tip Balash -bale apo Pepe dhe te largoje inteligjentet OZIL ,DI MARIA apo ku di une tjeter .
    Atehere une i jap te drejte BECKEMBAUERIT ,per ato cka thote per CROIFIN dhe krahasimin midis tij dhe Bales ,packa se BECKENBAUERI ket deklarate ne te mire te CRUIFIT e ben 40 vjet me mbas .
    Qe te luaje dhe aktin e fundit PEREZ-RRUGACIT MODERN i ka ngelur qe te largoje dhe MOIKANIN e FUNDIT ,,IKER KASIJASIN sepse ai qenka nena e te ligave ,meqenese REALI pesoi papritur 3 humbje ne 5 ndeshje !
    Nga ana tjeter BARCA ka humbur SHUME-SHUME -SHUME nga shkelqimi i meparshem ,krahasuar edhe me kohen kur drejtoi MARTINO.
    LUIS ENRIQUE ,vetem trajner i duhur per BARCEN ,nuk eshte .
    Sa shume do te doja qe BARCEN TA DREJTONTE ANCELOTI !

  3. bastexhiu says:

    nuk esht na nje shum e madhe po ta krahasosh me te ardhurat qe reali ne 2013 i kishte 500 miljon euro

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Kush tha qe te ardhurat rrijne stabel c’do vit?? Kjo eshte nje shume marramendese me qellim..vjen shaiku me carcaf ne koke dhe blen “borxhin”..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje