Gvozdenovic: Në “Elbasan Arena”, serbët i pret ferri!

19 Shtator 2014, 16:59Sport TEMA

Fitorja e historikë e Shqipërisë në Aveiro me Portugalinë, ishte një sinjal mjaft domethënës edhe për Serbinë, kundërshtaren tjetër të kuqezinjve në Grupin I, me të cilën formacioni i Xhani De Biazit do të përballet më 14 tetor në Beograd, vetëm 3 ditë pas sfidës së “Elbasan Arena” me Danimarkën.

Sigurisht që ky rezultat i papritur ka nxitur interesimin e mediave serbe për mënyrën sesi po përjetohet në vendin tonë derbi ballkanas dhe si rrugën më të shkurtër per ta zbuluar këtë kanë gjetur reportazhet me futbollistët serbë që luajnë në Kategorinë Superiore.

Portali “Mozzart Sport” ka kontaktuar me mbrojtësin e Kukësit, Ivan Gvozdenovic, i cili nuk ngurron të tregojë ashtu sikurse ai e përcepton realitetin në Shqipëri:

“E kam ndjekur në një nga lokalet e Tiranës ndeshjen Portugali – Shqipëri. Gjatë dhe pas këtij takimi kishte shumë eufori. Pati britma, ulërima dhe më pas festë. Shqiptarët e përkrahin me shumë pasion kombëtaren e tyre. Takimi i Beogradit konsiderohet shumë i rëndësishëm për ecurinë e eliminatoreve, madje shtypi ka nisur prej kohësh të shkruajë për të”, shprehet ai.

Më pas 36-vjecari jep mendimin e tij për punën që po kryen Xhani De Biazi, duke u bauzar te elementët cilësorë që luajnë jashtë Shqipërisë.

Sipas ish-futbollistit të Crvena Zvezdas, De Biazi ka meritë sidomos në progresin taktik të Shqipërisë.

Duke parë rezultatet e viteve të fundit, thekson Gvozdenovic, Serbia nuk duhet të mendojë se i ka pikët e sigurta ndaj kuqezinjve.

Mbrojtësi serb ka zbarkuar në Shqipëri te Tirana në vitin 2010, ndërsa dy sezonet e fundit ka luajtur me Skënderbeun, para se të transferohej këtë verë te Kukësi.

Ai siguron se në asnjë moment nuk është paragjykuar për origjinën e tij, madje njerëzit në Shqipëri nuk janë aspak të interesuar se nga vjen.

Por nga ana tjetër i paralajmëron bashkëkombasit e tij se kombëtarja shqiptare ka një mbështetje të gjerë edhe nga Kosova dhe diasporë, ndaj takimi i kthimit në Elbasan Arena do të jetë një ferr i vërtetë për Serbinë.

Për sa i përket jetës në kryeqytet, Gvozdenovic këmbëngul se Tirana është si Beogradi, një qytet që nuk fle dhe ku nuk mungon asgjë, ndonëse jeta e sportistit ia kufizon dëfrimin e tepërt.

Në fund 36-vjecari kujton se në futbollin shqiptar kanë gjetur strehë shumë futbollistë serbë, ndër të cilët veçon sulmuesin shtatlartë Stefan Raçiç të Partizanit, si dhe portierin e Apolonisë Cakovic, i rritur në akademinë e Crvena Zvezdas.

15 komente në “Gvozdenovic: Në “Elbasan Arena”, serbët i pret ferri!”

  1. Ervis says:

    Poshte serbin….

  2. genti says:

    Ne luajme futboll rracizem te benit kur ishte lufte te shkonit te luftoni.Ne duam 3 pike dhe asgje tjeter nuk na intereson.NUK KA SHANS NJERI TE PRISHE ENDERREN E SHQIPERI PER NE EUROPIAN AS PSEUDO PATRIOTET ASKUSH. LOJA LUHET NE FUSHE FORCA SHQIPERIA…..

  3. Dispanceria says:

    Keni per ti rruajtur mender Trapin, Serbeve. Mos u gafurrni kot o Koqe Tifoza.

  4. "BALASHI" says:

    Nje serb i mire me mendje te kthjellet. Ervisi ia fut kot. Ketu nuk flet serbia. pos mbrojtesi kuksian.

  5. gabeli bjond says:

    epo jem popull tolerant na shqiptart
    tolerant fetar
    tolerant me serbt
    vec me shqiptart vritemi ne
    dhe bota shef film pa pare

  6. petraqi says:

    kush tha me…po juden e harruat…keni juden e fshf-se kshuqe mos e rruani fare…

  7. Dea says:

    Booo, tani humbem ne! Shpresoj te mburren dhe serbet! Kam vene re se, Sa here del e mburret ndonje perpara ndeshjeve, jo do bejme kete, e jo do bejme ate, gjithmone humb. Shpresoj ta kem gabim!!

  8. Fufi j says:

    Serbet dhe shqipetaret i permasi n te njenjeten kultur un kam shum shko serb dhe shkoi m shum mir

    1. vishja kot says:

      fol shqip or tej

  9. Nikoja says:

    Po pritni o zotnij…me nje lule nuk vjen pranvera.Ma mire do ishte ti lame do intervista mas neshjeve se tuji fitu neshjet ne intervista …..po ngatrrohena kot (si zakonishte ) e po i humin edhe kete here si perhere neshjet ? nuk po du, por, po dru .Ma mire ulni kamet ne toke e stervituni e leni intervistat (flas ma teper per lojtaret e komtares se te tjeret le te shkruajne si te dojne )

  10. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Historikisht SLLAVET ne nivel kombetaresh ,perjashto FLAMURTARIN ne nivel klubesh ,gjithmone na kane rrahur .Me vjen keq po keshtu do te ndodhe edhe ket here ,por mos me quani anti-kombetar dhe kapitullant .

    1. net says:

      Totila je antikombetar filosllav por te falet se je nga ata pleqte e rrjedhur nga trute more qafir sllavokomunist.

      1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

        “Rrjeta ” !
        Sido qe une them vetem te VERTETA THERESE ,kjo nuk te heq ty te drejten te thuash se cfare dhe si MENDON apo shkruan .
        Por……keshtu do te ndodhe ,te pakten ne BEOGRAD ,packa se une ty mund te te dukem antikombetar ,apo sllavo-komunist .
        Ke te drejten e zotit te thuash cdo gje ,por mos u mer me SUBJEKTIN por me OBJEKTIN ,qe ta dime dhe ne opinionin tend ,pavaresisht se Nicku yt mund te kete pesuar mutacion ,o MUT-MUTI !

  11. Kryemistrice says:

    Serbia nuk duhet te kete frike … Te luajne me qetesi dhe ashtu ta fitojne ndeshjen me qetesi.

  12. zoti. q. says:

    vetem serbe elexokan kete faqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje