Arsen Venger mbron me fanatizëm vendimin e tij për të shenzuar 50 milionë euro për ish-mesfushorin e Realit të Madridit, Mesut Ozil.
Trajneri i topcinjve insiston se këtë shumë të majme do ta shpenzonte sërish për turko-gjermanin, pavarësisht se niveli i lojës së lojtarit të kombëtares gjermane ka rënë ndjeshëm.
26-vjecari e startoi në mënyrën më të mirë të mundshme karrierën te londinezët, por me kalimin e kohës shkëlqimi i tij u zbeh.
Venger kërkon që të mos ushtrohet presion mbi Ozil, duke i kujtuar cmimin që Arsenali u pagoi Los Blankso për kartonin e tij:
“Të njëjtën shumë do ta shpenzojë sërish për Ozil.
Unë pres që skuadra të luajë mirë dhe jo të vë para përgjegjësisë lojtarë të veçantë si Mesut, për të qenë magjistar. Në futbollin modern magjitë nuk ekzistojnë.
Sigurisht që për shkak të cmimit të lartë duhet të marrim më të mirën prej tij, por unë ndjej të njëjtën përgjegjësi edhe për një lojtar që kushton 1 euro”.
E përdtitshmja gjermane Bild, vuri në shënjestër piëkrisht Ozil për performancën e dobët në humbjen 2-0 të Arsnealit në “Signan Iduna Park” në sfidën e parë të fazës së grupeve të Champions League, por Venger i del në mbrojtje futbollistit të tij:
“Pse duhet të bëhet kokë turku? Për cfarë? Ne kemi humbur vetëm një takim që nga 1 prilli. Le të jemi realist. Unë e kuptoj që mediat gjermane duan që lojtarët e kombëtares të bëjnë diferencën në cdo ndeshje, por ka periudha që një futbollist bie paksa nga forma dhe në këtë rast ne të gjithë duhet t’i japim mbështetje”.
PROFESOR
OZIL eshte inteligjent dhe jo idiot dhe gladiator ,por niveli i lojtareve te ARSEN-ARSENALIT ,krahasuar me te le shume per te deshiruar .
Per mua OZIL dhe DI MARIA ,kuptohet pas XAVI-INIESTA nuk kane cmim ,ata jane te baraz-vlefshem dhe vendimtare ne cdo vendim-marrje .
je teper i sakte totila …por mendoj qe ozil eshte shum here me lart nga dyshja xavi- iniesta(keta te dy gjithmone plotesojne njeri tjetrin ndersa ozil eshte nje dhe i pazhurme,mendimi im personal por qe perkon me ate te vengerit…)
sot ne pergjithesi vleresohen lojtaret golxhinje si puna e ronaldos,falkaos apo diego kostes por po te shikosh me vemendje asistet e ozil mund te kuptosh qarte qe inteligjenca e tij kap limitet e nje lojtari talent e teper te kompletuar,kete gje e di me mire se gjithkush tjeter kristiano ronaldo…