Mourinjo për Lampard: Nuk besoj te historitë e dashurisë

22 Shtator 2014, 15:25Sport TEMA

Askush nuk do ta kishte besuar deri pak muaj më parë, se Frenk Lampard do të luante kundër Çelsit duke mbrojtur fanellën e rivalëve të Mançester Sitit, e aq më tepër që 36-vjeçari do t’u mohonte fitoren bluve të Londrës në përplasjen direkte në “Etihad Stadium”.

Formacioni i Hoze Murinjos ishte shume prane suksesit deri në minutën e 85, kur Lampard barazoi shifrat, duke i mohuar fitoren ish-skuadrës së tij.

Në një deklaratë të pak ditëve më parë trajneri luzitan u shpreh se Lampard mund ta pasonte në stolin e Çelsit, por ndryshoi menjëherë qëndrim pas barazimit me kampionët në fuqi të Premier Ligës:

“Lampard është një futbollist i Mançester Sitit.

Unë nuk besoj te historitë e pasionit dhe zemrës.

Ndoshta jam shumë pragmatist në futboll. Ndoshta ai thjesht bëri detyrën e tij si profesionist.

Nëse një lojtar vendos të transferohet te Siti dhe të luajë kundër Çelsit, edhe pse ka qenë pjesë e “Bluve”, historia e dashurisë ka marrë fund.”

Megjithatë, Lampard u duartrokit nga tifozët e Çelsit, para dhe pas takimit, sepse sipas Murinjos, fansat e këtij klubi e respektojnë historinë:

“Kjo është Anglia, ky është Çelsi.

Tifozët e Çelsit nuk e harrojnë atë që njerëzit kanë bërë për këtë klub.

Edhe mua më rezervuan një pritje fantastike kur erdha këtu me Interin.”

 

3 komente në “Mourinjo për Lampard: Nuk besoj te historitë e dashurisë”

  1. Pelasgian says:

    I lumte pushka Lampard djalit, ta ngriu buzeqeshjen !

  2. shkodrani says:

    Cfar mbolle, korre zotni.
    Ju traineret me fiksimet tueja personale, bani qe lojtare shume te mire dhe te domosdodhem per ekipin, ju me ato fiksimet tueja, i lini ata ne stol,aq sa ata detyrohen me ik ne ekip tjeter.
    Por aty ku kan shku, kan me ba detyren, ene pak hakmarje do te kene per ju qi i largoni.

  3. Jace says:

    Drogba eshte simbol ne vendin e tij me ate veprim te paharrueshem politik per bashkimin e dy pjeseve te vendit ne ate situate kaosi. Por ketu behet fjale per futboll dhe per nje klub anglez. Te therrasesh dhe respektosh nje lojtar si Drogba, duke shkelmuar nje simbol te klubit si Lampard, eshte nje veprim pa sens dhe per me teper mosmirnjohes. Sidoqofte publiku di mire se cfare bene, respekti per te ishte maksimal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje