Kaos te PSG, Blank rrezikon largimin

20 Shtator 2014, 16:26Sport TEMA

Starti i dobët i sezonit që ka bërë Paris Saint Germain, rrezikon të kthehet në një minë me sahat për trajnerit Loren Blank.

Vetëm 2 fitore në 6 ndeshjet e para të kampionatit janë treguesi më i qartë se diçka nuk po shkon në dhomat e zhveshjes.

Pas ndeshjes së Champions League kundër Ajaksit, Zllatan Ibrahimovic u shpreh qartë: Diçka nuk shkon.

Dhe shigjetat drejtohen menjëherë kundër teknikut francez.

Ndarja e klaneve që u konturua që në epokën Anceloti, është bërë më e thellë.

Matuidi dhe Kabaie përfaqësojnë grupin francez, të cilët janë edhe më të pakënaqurit për shkak të minutave të pakta të aktivizimit.

Në këtë linjë, rinovimi i Verrarit bën që Kabaie të shprehë hapur pakënaqësinë, ndërsa Matuidi nuk e ka me sy të mirë rikuperimin e terrenit nga Havier Pastore.

Mes jo francezëve, fërkimi më i madh është ai i Lavecit, i cili shikon Lukas ta parakalojë në hierarkitë e skemave të Blank, ndërsa Kavani mbetet simboli i pakënaqësisë që ekziston në dhomat e zhveshjes pasi bomber uruguajan vazhdon të këmbëngulë se ndihet më komod në qendër të sulmit, aty ku aktualisht luan Zllatan Ibrahimovic.

Pak nga pak zërin po e ngrenë të gjithë dhe Blank rrezikon seriozisht stolin, sepse hapa të tjerë falsë mund t’i kushtojnë rëndë sezonit të parizienëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje