Ferrari-Alonso, “divorci” më pranë

23 Shtator 2014, 14:47Sport TEMA

Kriza e rezultateve te Ferrari duket se po përcohet tashmë dhe në marrdheniet me pilotët.

Pas Çmimit të Madh të Singaporit, drejtuesit e kokëkuqes ngritën shumë dyshime me deklaratat e tyre për të ardhmen e spanjollit Fernando Alonso, duke theksuar se spanjolli do të qëndrojë në skuadrën e tyre, por vetëm për momentin.

Një qëndrim ky i Ferrarit jo shumë bindës.

Aq më tepër që dhe vetë Alonso është shfaqur i besdisur nga pyetjet për të ardhmen e tij, raporton Sport News.

Sipas asaj që raportojnë mediat italianë, skuadra nga Maranelo i ka ofruar pilotit spanjoll të marrë në konsideratë një projekt afatgjatë, që parashikon një makinë fituese, por jo tani por pas dy ose tre vjetësh.

Alonso aktualisht 33 vjeçar nuk është dakord dhe dëshiron një makinë konkurruese.

Fakti që ka një klauzolë largimi në rast se nuk i ofrohet një njëvendëshe fituese, mund t’ja bëjë shumë të thjeshtë largimin spanjollit në fund të sezonit.

Ofertat nuk mungojnë, me Mclaren që qëndron në pole-position dhe pse duhet parë nëse bashkëpunëtori i ri i anglezëve, Honda, do të jetë në gjendje apo jo t’i ofrojë spanjollit makinën e dëshiruar.

Gjithsesi, gjasat janë që 33-vjecari të jetë në vitin e tij të fundit të kokëkuqja, dhe deklaratat se në marrdhëniet e tij me Ferrarin nuk ka ndryshuar asgjë, tashmë nuk pinë më ujë.

1 komente në “Ferrari-Alonso, “divorci” më pranë”

  1. iski says:

    Alonso, mjeshter i madh. Uroj te ikesh nga kokekuqja sepse kokekuqes i jane keputur lidhjet nepotike te FIA dhe per 20 vjet nuk ka per te fituar kampionat.
    Suksese Alonso.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje