Hysaj: Emrat e mëdhenj më motivojnë më shumë

24 Shtator 2014, 15:38Sport TEMA

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, tregoi në një lidhje telefonike me Zona Gol emocionet e sfidës Empoli – Milani 2-2, ku 20-vjecari ishte protagonist në fushë për më shumë se 20 minuta.

Përballjet me emra të mëdhenj të futbollit italian e motivojnë më shumë mbrojtësin shkodran për të ecur përpara:

“Zhvilluam një ndeshje shumë të mirë ndaj Milanit, që kishte ardhur për të fituar në Empoli.

Shënuam të parët, madje dy gola, por më pas u ndëshkuam.

Për mua ishte një emocion i madh, sepse luajta përballë emrave të mëdhenj që më motivojnë për të ecur përpara”.

Në katër ndeshjet e para të Serisë A Empoli ka grumbulluar vetëm dy pikë, por Hysaj beson se situata do të ndryshojë shumë shpejt:

“Fillimi ishte i vështirë, por tani po e kuptojmë sesi funksionojnë gjërat në Serinë A.

Kemi shumë lënë pikë rrugës.

Në Serinë A cdo gabim mund të kushtojë rëndë. Duhet të përmirësohemi që të shmangim gabimet”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje