Ronaldo: Junaited? E ardhmja ime është në Madrid

24 Shtator 2014, 14:51Sport TEMA

Kristiano Ronaldo u shfaq në versionin e tij më të mirë në fitoren 5-1 të Realit ndaj Elçes, duke shënuar 4 gola ndaj modestëve të Primera Division.

Por luzitani kërkon t’i ndajë meritat me shokët e skuadrës:

“Ishte një ndeshje shumë e mirë, e nisëm pak keq, por reaguam shumë mirë me dy gola të shpejtë.

Të shënosh katër gola në një ndeshje është pak e vështirë, por për këtë duhet të falënderoj shokët e skuadrës që më dhanë mundësinë për të shënuar.

Penalltia? Më duhet ta pranoj, ishte penallti. Gjithsesi ishte një vendim i drejtë i gjyqtarit. ”

29-vjeçari mori në shtëpi topin e ndeshjes, që do t’ia dhurojë djalit:

“Kam shënuar katër gola edhe dy apo tri herë të tjera.

Forma ime është në rritje falë edhe ndihmës që po më jep ekipi. Topi i ndeshjes është dhuratë për tim bir”

Kasijas apo Navas? Debati mbi titullarin e portës, sipas yllit luzitan, po bëhet i lodhshëm:

“Nuk duhet të flasim gjithë kohën për një çështje.

Iker dhe Keilor janë portierët më të mirë të La Ligas.

E rëndësishme është të ruajmë vazhdimësinë dhe të përmirësohemi.

Tifozët do ta kuptojnë që Iker është një lojtar shumë i rëndësishëm për këtë klub”.

Dhe në fund një koment mbi fjalët e Murinjos dhe zërat për një rikthim të mundshëm në Premier Ligë:

“Kjo tema nuk është e rëndësishme, më shumë rëndësi ka Reali.

Në nivelin personal gjithçka po shkon “Ok”, dëshiroj të jap gjithcka për këtë fanellë.

Mançester Junaited? Te flasësh për të ardhmen time është spekulim, sepse e ardhmja ime është në Madrid”.

3 komente në “Ronaldo: Junaited? E ardhmja ime është në Madrid”

  1. Fori says:

    Ore palaco gazetare,po edhe Tefik Osmani po te kishte qene ne ate ndeshje do te kishte bere gola dhe jo 4 sa Ronaldo. Ndeshja ishte si nje ndeshje boksi ku njerin boksier e kane lidhur dhe fiton ai qe ishte i zgjidhur. Turp per Realin qe merr fitore te tilla, turp per Ronaldon qe eshte aktor dhe jo futbollist dhe turp per federaten spanjolle qe ka dy vjet qe po favorizon Realin por nuk po ja jep dot kampionatin.

  2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Mund ti shenosh nje thes me gola si Deportivos si Elches si te gjitha ekipeve te divizionit te dyte dhe te trete ,por duhet ta maresh ekipin per dore Atehere kur ekipi ka nevoje me shume per ty ,gje te cilen KURRE nuk e ke bere dhe do ta besh ndonjehere sepse nuk e ke TE SHKRUAR ne INFORMACIONIN e ADN ,te cilat NUK ndodhen ne KROMOZOMET E TUA edhe ashtu te DEFORMUARA .

  3. argenti says:

    Po ky HIPOKRIT e pa ce as Manchester,Chelsea apo ndonje ekip tjeter ne Angli nuk deshironin ta blinin per shkak te moshes ce ka,per shkak te shumes ce kerkon,e tani del e thote e ardhmja ime eshte tek reali….po ik or delenxhi lojtar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje