I bashkon një klub, por i ndajnë dy Kombëtare.
Filip Xhorxheviç shënoi një 3 golësh në sfidën Palermo-Lacio, që nxorri nga telashet skuadrën ku militon edhe Lorik Cana.
Por, mbrojtësi kuqezi shpreson që bomberi serb të mos gëzojë të njëjtën formë edhe në takimin eliminator Serbi-Shqipëri, raporton Sport News.
“Në nivel Kombëtaresh do ta sfidoj Xhorxheviç për ndeshjen Serbi-Shqipëri dhe kjo gjë më ka vënë disi në siklet, madje kam dashur ta dëmtoj, por na duhet për ndeshjen e së dielës”, tha Cana.
Një fjali që sigurisht vjen në kuadrin e humorit, por paralajmëron edhe Kombëtaren kuqezi për formën e mirë që po kalon sulmuesi i Lacios.
Me paraqitjen e tij në “Barbera”, Cana tregoi se trajneri Pioli mund t’i besojë vendin e titullarit në formacion dhe kapitenit shqiptar.
Ai u jep një shuplakë të gjithë kritikëve, duke theksuar se ka zbritur në fushë duke dhënë përherë maksimumin:
“Kur trajneri më ka hedhur në fushë jam përpjekur t’i përgjigjem.
Të gjithë mund të gabojnë por unë kam luajtur përherë në nivelet e denja për këtë klub.
Sa më shumë të luaj përkrah De Vrij, aq më shumë do të përmirësohemi”
Lorik Cana duket se ka rigjetur dimensionin e tij të vërtetë.
Fillimisht ndeshja me Sasuolon në fundjavë dhe më pas kapiteni kërkon të arrijë në formën optimale për dy sfidat delikate të Euro 2016 kundër Danimarkës dhe Serbisë.
o cana, serbet jane b***q*** dhe skutha, po edhe ti mos bje ne nivelin e tyre me deklarata te tipit “desha ta demtoja”. Serbeve do ua cajme marmiten ne fushen e lojes.
Kam te njohur serbe dhe mund te them qe kjo qe ti thua nuk eshte aspak e vertete, jan njerez kortekte, puntor, te respektushem.
Shkruhet Gjorgjeviq, jo XhorxheviC! Prej nga keni mesim se keshtu duhet shkruar!? Cfare gazetaresh jeni dhe cfare redaktori apo drejtori keni qe beni keto “leshime” qe semurin syrin!?
@IMMI, kritike me vend.
Gazetaret shqiptare, analfabete! E kane mbaruar Gazetarine neper Kafe dhe, po te te njejtit nivel jane dhe Redaktoret ?
Sa per dijeni:
Emrat e mbiemrat NUK ndryshohen. Ato shkruhen ashtu sic jane dhe, lexuesi kur i lexon i shqipton sipas njohjeve te tije gjuhesore.
Po ashtu dhe emrat e qyteteve nuk ndryshohen-shqiperohen ne te shkruar.
Qytet dhe Emrat e personave, shqiperohen vetem ne te lexuar.
Shembull:
Schweinsteiger, shkruhet sic eshte mbiemri dhe jo te shqiperohet ne te shkruar, Shvajnstajger!
E shume e shume shembuj te tjere. Por kujt i thua, Gazetareve e Redaktoreve te kafeneve?!
Gjorgjeviq i sat´eme, qe u viqofshi fare. Mesoni ghuhen shqip standart, nqs nuk arrini dot, atehere kthehuni ne shpellat nga keni dale dhe qeroni morrat.