E konfirmon vetë FSHF-ja: Më 18 nëntor të këtij viti, në “Tardini” të Parmës, në orën 18:00, do të zhvillohet ndeshja miqësore mes Italisë dhe Shqipërisë.
Federata Italiane e Futbollit ka konfirmuar për Tiranën zyrtare të Futbollit zhvillimin e një ndeshjeje të këtij lloji.
Është hera e parë që Shqipëria do të luajë kundër Italisë në nivelin e ekipeve kombëtare A. Më parë, një gjë e tillë ka ndodhur me ekipet U-17, U-19 dhe U-21.
Ka kohë që është përfolur për një ndeshje të tillë, madje zyrtarisht është folur edhe gjatë vizitës së ish-presidentit të FIGC, Abete, në Tiranë.
Tashmë, akordi është gjetur edhe zyrtarisht, pasi edhe të dy trajnerët respektivë, Antonio Konte dhe Xhani De Biazi, e kanë pëlqyer një përballje të tillë në miqësore.
Dakordësia e axurrëve tregon se kuqezinjtë e De Biazit i kanë rritur ndjeshëm kuotat e tyre pas atij starti mbresëlënës të fushatës kualifikuese të “Euro 2016”.
Fitorja në fushën e Portugalisë i ka dhënë zemër e besim kombëtares shqiptare, por njëkohësisht e ka rivlerësuar pozitivisht në sytë e të tjerëve.
Me ne fund! Kam qene gjithmone juventin dhe tifoz i kombetares italiane por kete here me vjen keq… ?
Edhe une jam Juventin dhe Azurr i THEKUR ,por dua qe te fitojme NE .
Vetem nje gje kam frike une se :
Azurret nuk do te futin ne loje lojtaret kryesore por do te bejne eksperimente ,gje qe pos rezultatit qe nuk ka rendesi do te na linte nje shije jo te mire .
Megjithate BUFONI dhe PIRLO me te tjere JUVENTINE duhet te luajne qe te na kenaqin ,per me shume te shikojme se deri ku jane limitet fizike ,teknike dhe taktike te lojtareve dhe te Kuqezinjve tane .
Ka lezet
Pritej nga te gjithe. Shume bukur. Vetem ne kete ndeshje jam kunder tyre. Nje enderr e realizuar.
Me nje mbrojtje te dendur dhe te kujdesshme si dhe me kundersulm mund ti befasojme edhe italianet…
Se mos na rahin o Guri.Megjithate do jem atje.